E shtunë, 27 Korrik, 2024

MANOVRA MË E MADHE E NATO-s FILLON MË 11 SHKURT

Në manovrat më të mëdha të Alenacës Veriatlantike të koduara “Steadfast Defender 2024” që do të zgjasin deri në muajin maj do të angazhohen rreth 90 000 ushtarë, përcjell kdp.mk njoftimin e agjencisë telegrafike shqiptare ATSH.

NATO ka dërguar anijen e saj të parë për manovrën e saj më të madhe ushtarake ndër dekada.

Sipas selisë së forcave aleate në Evropë, anija zbarkuese amerikane “Gunston Hall” u largua sot nga porti i saj në Norfolk në shtetin amerikan të Virxhinias për të filluar udhëtimin e saj drejt Evropës pas një serie operacionesh.

Një anije ushtarake kanadeze gjithashtu do të niset së shpejti nga Halifax për në Evropë.

Rreth 90.000 ushtarë do të marrin pjesë në manovrën në shkallë të gjerë të quajtur “Steadfast Defender ” deri në fund të majit.

Sipas selisë në Mons, Belgjikë, manovra e parë e madhe e drejtpërdrejtë do të fillojë më 11 shkurt.

“Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të forcuar zonën euroatlantike përmes lëvizjeve transatlantike të trupave nga Amerika e Veriut”, tha sot komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Christopher Cavoli.

Manovra më e madhe e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë u organizua në vitin 2018 me fokus në Norvegji. Rreth 51. 000 ushtarë ishin të përfshirë.

Manovrat e fundit më të medha të NATO-s u zhvilluan përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

 

Të fundit