E hënë, 20 Maj, 2024

BOREL DHE JUROVA: GAZETARËT JANË ÇELËSI NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE DHE GJUHËS SË URREJTJES

Në këto kohë të vështira, të përcjellja me luftëra, konflikte dhe akte terrorizmi, kujtojmë dhe theksojmë rolin thelbësor të gazetarëve dhe punonjësve mediatik në luftën për të vërtetën dhe të drejtat e njeriut, theksojnë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova në deklaratën e përbashkët me rastin e Ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve – 2 nëntori dhe 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut.

Në këto kohë të vështira, të përcjellja me luftëra, konflikte dhe akte terrorizmi, kujtojmë dhe theksojmë rolin thelbësor të gazetarëve dhe punonjësve mediatik në luftën për të vërtetën dhe të drejtat e njeriut, theksojnë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova në deklaratën e përbashkët me rastin e Ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve – 2 nëntori dhe 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut.

Gazetarët kontribuojnë për të kundërshtuar dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes dhe për të kontrolluar punën e qeverive dhe institucioneve publike. Ata i ndriçojnë krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, ndonjëherë duke vënë në rrezik jetën e tyre”, theksohet në deklaratën.

Borell dhe Jurova ashpër i dënojnë vrasjet, sulmet fizike, ndalimet arbitrare, frikësimet onlajn dhe oflajn, ngacmimet dhe ndjekjet me të cilat gazetarët përballen ndonjëherë gjatë profesionit të tyre.

Секоја провокација или агресија против Украина би имала сериозни последици, изјави високиот претставник на ЕУ за надворешни работи и безбедносна политика, Жозеп Борел, во пораката испратена д

Sipas tyre, mediat në mbarë botën vazhdojnë të jenë subjekt i sulmeve apo mbylljeve dhe gazetarët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër të legjislacionit që kufizon lirinë e shprehjes dhe janë të ekspozuar ndaj proceseve gjyqësore, duke kufizuar kështu pluralizmin dhe pavarësinë editoriale dhe duke shkelur lirinë e shprehjes.

“Nuk mund të ketë mosndëshkim për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet ndaj gazetarëve. Ne bëjmë thirrje për krijimin e kornizave kombëtare për sigurinë e gazetarëve, të cilat përfshijnë elemente për ngritjen e vetëdijes, parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale, me vëmendje që të përfshihen masa specifike për gazetaret dhe anëtarët e grupeve minoritare”, shtohet në deklaratën.

Borell dhe Jurova theksojnë se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur gazetarët e pavarur dhe punonjësit e medias në mbarë botën.

УНЕСКО ќе обезбеди 125 шлемови и панцири со натпис „Прес“, за да може најголемиот можен број новинари во Украина да ја имаат таа опрема, соопшти организацијата со седиште во Париз.

“Ne do të vazhdojmë të mobilizojmë të gjitha mjetet diplomatike që kemi në dispozicion për të tërhequr vëmendjen ndaj rasteve individuale të gazetarëve në paraburgim ose në kushte të rrezikshme. Gjithashtu themeluam ProtectDefender.eu për të ofruar mbrojtje fizike dhe digjitale, mbështetje ligjore dhe kujdes për gazetarët”, theksohet në deklaratë.

Përfaqësuesit e KE-së theksojnë se BE-ja është vetme në pozicionin e saj për të mbështetur sistemin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë aktivitetet e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dhe Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESKO) për promovimin e sigurisë së gazetarëve dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

“Në kuadër të programit Evropa globale për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, BE-ja ofron 185 milionë euro për të mbështetur mediat e pavarura, duke përdorur digjitalizimin në mbarë botën. Mbrojtja e gazetarëve do të thotë mbrojtje e të drejtave personale. Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lira dhe të pavarura. Prandaj BE-ja po ndërmerr hapa të paprecedentë për mbrojtjen e gazetarëve, theksojnë Borell dhe Jourova, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të zbatojnë Rekomandimin e Komisionit Evropian për Sigurinë e Gazetarëve.

Првото јавно обвинителство на Европската унија ќе ја започне својата работа на 1 јуни и ќе почне истрага за криминали поврзани со буџетот на ЕУ, соопшти Европската комисија.

Ata po ashtu theksojnë se qëllimi i propozim-ligjit për lirinë e mediave është mbrojtja e pavarësisë dhe pluralizmit të mediave dhe se Komisioni Evropian merr masa ndaj padive që synojnë të bëjnë presion ndaj gazetarëve dhe t’i heshtin ata.

“Këto propozime legjislative duhet të miratohen shpejt për të përmirësuar mjedisin në të cilin punojnë gazetarët dhe mediat dhe për të vendosur standarde globale. Bashkimi Evropian qëndron pas gazetarëve në mbarë botën që përdorin lirinë e tyre të shprehjes çdo ditë për të mirën e të gjithëve ne, shtuan Borell dhe Jourova në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve – 2 nëntor dhe 75 vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut./MIA

Të fundit