E premte, 26 Prill, 2024

MICKOSKI HAZËR PËR NË QEVERI, AMA PA BDI, PARTIA E AHMETIT PRANON SFIDËN!

Ka përfunduar takimi i liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Dimitar Kovaçevski e Hristijan Mickoski, pa ndonjë rezultat të prekshëm, por me paralajmërime se çfarë mund të ndodhë – javëve në vazhdim,- njofton kdp.mk. Mickoski ka kushtëzuar lëshimin pe të forcës së tij para ndryshime kushtetuese me krijimin e një qeverie të unitetit, por pa Bashkimin Demokratik për Integrim! Partia e Ahmetit ka shprehur gatishmërinë që “të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese”!

Shkruan: Enis Shaqiri

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, ka bërë të ditur se në këmbim të mbështetjes së ndryshimeve  kushtetuese, kryeministri Kovaçevski i ka ofruar hyrjen në Qeveri, pas së cilës do të fillonin negociatat, do të hapeshin dy ose tre kapituj në procesin e negociatave, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

VMRO-DPMNE është e gatshme të marrë pjesë në një Qeveri të tillë, ku zgjedhjet do të përgatiteshin nga një qeveri teknike njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, dhe që ndryshimet eventuale kushtetuese të fillojnë të hyjnë në fuqi në ditën e fillimit të ratifikimit të protokollit të aderimit të Maqedonisë në kuadër të BE-së nga parlamentet e 27 vendeve anëtare,” – ka deklaruar Mickoski duke shtuar se nga kreu i socialëdemokratëve kishte kërkuar që institucionet evropiane të garantojnë identitetin maqedonas, të përgatisin një paketë ekonomike për qytetarët dhe bizneset maqedonase, si dhe garanci se Bullgaria do t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që kanë të bëjnë me të drejtat e maqedonasve në Bullgari, por se, sipas tij, Kovaçevski e kishte refuzuar një propozim të tillë dduke e cilësuar si shkelje të kornizës së negociatave.

Mickoski: Qeveri e unitetit të gjerë kombëtar, ama pa BDI-në!

Atëherë i propozova që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në tri data në vjeshtë, të formohet një qeveri e unitetit të gjerë kombëtar në të cilën BDI-ja nuk do të jetë pjesë, dhe pasi asnjë vend anëtar i BE-së nuk është kundër identitetit, traditës, kulturës, zakoneve e gjuhës shumëshekullore maqedonase, atëherë ja, unë jam gati të bisedoj me disa kryeministra në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian për të votuar një konfirmim apo garanci për të gjitha këto që po themi, ndaj të shohim nëse është ashtu siç po na thonë, duke pasur parasysh se edhe Bullgaria ka  qeveri legjitime dhe me atë dokument të vijmë para qytetarëve maqedonas se Evropa qëndron pas identitetit shumëshekullor maqedonas,” – deklaroi Mickoski duke përfunduar se takimi i liderëvei ka dëshmuar qartë pozicionet se në këtë moment nuk ka shumiucë të dy të tretave për ndërrimin e Kushtetutës dhe, sipas tij, duhet shkuar sa më parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kovaçevski: Na duhet një qeveri e unitetit të gjerë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kumtoi se partia opozitare nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Duke folur për  ndryshimet kushtetuese, ai tha se ato nuk kanë të bëjnë me çështje identitare, por me mbrojtjen e identitetit të popujve të tjerë:

Qëndrimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së nga para selisë së partisë së tyre ka ndryshuar dhe është ndryshe nga ai që dëgjova në takim dhe ajo që ju e dëgjuat në konferencën e shtypit, që është se VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese në shtet. Ky është përfundimi i përbashkët dhe mesazhi kyç nga takimi që patëm sot. Vendimet e tilla janë të të gjitha partive politike, të gjithë shoqërisë dhe ky nuk është proces i një personi, një partie, një qeverie”, -tha Kovaçevski, duke komentuar edhe dëshirën e Mickoskit që BDI të largohet nga Qeveria:

“Ai çmonte se disa parti nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë, të tjera duhet të jenë. Konsideroj se ne si Qeveri na duhet një bashkim i gjerë i të gjithëve. Qëllimet ua thash – ndryshimet kushtetuese, përfundimi i ndryshimeve kushtetuese, procesi i skriningut, hapja e kapitujve, mbyllja e një ose dy kapitujve, pastaj zgjedhjet sipas ligjit. Prandaj mendoj se kjo do të jetë qeveri e bashkimit, e integrimit evropian dhe jo qeveri e destabilizimit” – shtoi Kovaçevski.

BDI: Të gatshëm të dalim nga Qeveria – nëse bëhen ndryshimet kushtetuese!

Sakaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së, përmes zëdhënësit të saj, Bujar Osmani:

BDI: BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para!,“- shkruan Bujar Osmani në një status të tij në facebook.

Të fundit