E premte, 26 Prill, 2024

EUROSTAT: HOLANDA DHE GREQIA ME VDEKJE MBI MESATAREN

Në mars 2023, vdekshmëria në BE u rrit pak në krahasim me muajin e kaluar dhe qëndroi në +0,3% mbi bazën, raporton kdp.mk. Si bazë për krahasim merret numri mesatar i vdekjeve për të njëjtën periudhë në 2016-2019.

Kjo rritje e vdekshmërisë vjen pas zhvillimeve pozitive të shkurtit, kur për herë të parë që nga shkurti 2020 (periudha para pandemisë COVID-19), nuk pati vdekshmëri të tepërt në BE në tërësi, me treguesin që ra në -2%.

Shkalla e tepërt e vdekshmërisë ishte pothuajse 7% në mars 2022 (30.000 vdekje mbi mesataren), 11% në mars 2021 (33.000 vdekje mbi mesataren) dhe 14% në mars 2020 (47.500 vdekje mbi mesataren).

Ky informacion vjen nga të dhënat mbi vdekshmërinë e tejkaluar, pra mbi mesataren 2016-2019, të publikuara nga Eurostat, bazuar në mbledhjen e të dhënave javore të vdekjeve.

Në mars 2023, 16 vende të BE-së nuk regjistruan asnjë vdekje të tejkaluar. Ndër to, Letonia (-14%), Rumania (-13%) dhe Bullgaria (-10%) shënuan vdekshmërinë më të ulët se mesatarja.

Ndër vendet që regjistruan vdekje tejkaluara janë Holanda (+12% mbi mesataren mujore kombëtare për 2016-19) dhe Greqia (+10%), të pasuara nga Irlanda dhe Austria (të dyja +9%), Qiproja (+8%), Spanja dhe Malta (të dyja +6%), Portugalia dhe Gjermania (të dyja +4%) dhe Danimarka (+1%).

Kulmi i vdekjeve mbi mesataren në BE u rregjistruan gjatë pandemisë COVID-19, edhe atë në prill 2020 (+25%), nëntor 2020 (+40%), prill 2021 (+21%) dhe nëntor 2021 (+27%).

Megjithëse vdekshmëria e tepërt u vërejt gjatë pjesës më të madhe të tre viteve të fundit në të gjithë Evropën, majat dhe intensiteti i shpërthimeve ndryshonin shumë midis vendeve.

Të fundit