E premte, 26 Prill, 2024

INFOGRAFIKË / SA JANË RROGAT E PRESIDENTËVE TË SHTETEVE TË BALLKANIT?

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, rreth 1000 zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar u është rritur paga prej rreth 1 mjë euro.

Me korrigjimin e pagave, kryetari i Kuvendit, presidenti i shtetit dhe kryeministri do të ndjejnë ndryshimin më të madh në llogaritë e tyre bankare. Sipas llogaritjeve, paga e shtuar e presidentit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është mbi 164 mijë denarë neto. Kryeministri Kovaçevski do të marrë pagë mbi 156 mijë denarë, ndërsa kryeparlamentari Xhaferi, duke marrë parasysh përvojën e tij të punës, ka pagën më të lartë nga të gjithë – mbi 166 mijë denarë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do të marrë pagë prej mbi 153.000 denarë, duke qenë se do të ketë rritje të pagës prej 20% të përcaktuar për kryerjen e detyrës. Kjo shtesë pagash paguhet që nga viti 2017.

Sa këto rroga të rritura janë të larta në krahasim me presidentët e shteteve të rajonit? KDP ju sjell inforgrafikën e parë, duke krahasuar të ardhurat e shefave të shteteve të Ballkanit.

Sipas të dhënave zyrtare, president më i paguar është ai i Bosnjë e Hercegovinës, kurse më pak i paguar – presidenti i Serbisë. Me rritjen e pagës, presidenti i Maqedonisë së Veriut është në vendin e tretë, ndërkohë që më herët ishte në fund të kësaj liste.

 

Të fundit