E shtunë, 20 Prill, 2024

SERBI: VRITEN EDHE TETË VETA, PRESIDENTI PARALAJMËRON ÇARMATOSJEN E VENDIT

Tetë vetë u vranë dhe 14 të tjerë janë plagosur kur një sulmues qëlloi mbi ta me një armë automatike në një fshat afër Mlladenovacit, nja 60 kilometra larg Beogradit, – njofton kdp.mk.

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se sulmuesi i dyshuar U. B. (i lindur në vitin 2002) është arrestuar në afërsi të Kragujevcit, rreth 60 kilometra nga Mlladenovci. Ai dyshohet se  ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri, thuhet në deklaratën e MPB-së për BBC.

Në operacionin për kapjen e tij raportohet të jenë angazhuar afro 600 policë, si dhe njësiti i helikopterëve të ai antiterror i Ministrisë së Brendshme.

Në një reagim të tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar  vrasjen si akt terrorist, ka paralajmëruar rishikimin e ligjit për armëmbajtje: “Të gjithë njerëzit që posedojnë armë, rreth 400.000, do të kalojnë revizionimin,”- tha ai duke shtuar se do të ashpërsohen masat dhe dënimet për armëmbajtje pa leje.

Policia serbe tha herët të premten se arrestoi një të dyshuar për një seri të shtënash që lanë pas vetes të paktën tetë të vrarë dhe 14 të plagosur, në sulmin e dytë masiv në dy ditë në Serbi.

Të shtënat ndodhën një ditë pasi një djalë 13-vjeçar përdori armët e babait të tij për të vrarë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë fillore  në Beograd.

Arrestimi i së premtes pasoi një kërkim gjatë gjithë natës nga qindra policë, të cilët bllokuan një zonë në jug të Beogradit ku ndodhën vrasjet e së enjtes.

Sulmuesi qëlloi mbi njerëzit në tre fshatra pranë Mlladenovcit, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit, thanë mediat serbe.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi sulmin e së enjtes “një akt terrorist”, ndërsa paralajmëroi një sërë masash “anti-terroriste”, përfshirë punësimin e 1 mijë e 200 policëve dhe vënien e një oficeri policie në roje çdo ditë në shkolla.

Megjithëse Serbia është e mbushur me armë të mbetura nga luftërat e viteve 1990, sulmet në masë janë të rralla. Sulmi më i fundit në masë, para ngjarjes në shkollën fillore në Beograd, ka ndodhur në vitin 2013, kur një veteran lufte vrau 13 persona në një fshat serb.

Vrasja e nxënësve të pafajshëm në Beograd është dënuar edhe në Kosovë, një akt ky nuk ka mbetur pa u vënë re.

Ndëpritet mësimi nëpër shkolla

Agjencitë e lajmeve raportojnë se këtë të premte, në shumicën e shkollave në Serbi nuk ka mësim.

Punonjësit e arsimit  kishin paralajmëruar se do të jenë në shkolla, por procesi mësimor nuk do të mbahet. Ata kanë arsyetuar këtë lloj proteste me shqetësimet për sigurinë e tyre fizike.

Këtë lloj proteste e kanë vendosur, siç thonë ata, pasi janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Ata, ndër të tjera, kërkojnë nga autoritetet që t’i japin fund promovimit të dhunës në shtet, ndalimin e daljes publike të vrasësve dhe kriminelëve të dënuar, si dhe heqjen nga skema programore të reality show-ve në të cilat pjesëmarrësit kanë sjellje të dhunshme.

 

Të fundit