E hënë, 6 Maj, 2024

ENVERI QË SOLLI NJË COPË ZVICRE NË REÇICË TË MADHE TË TETOVËS

“Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd!”

Këtë më 20 janar të vitit 1961 e pati thënë Xhon Kenedi, Presidenti më i ri në historinë e SHBA.

Çka bëjmë ne për vendin tonë?

Enver Kasami quhet dhe është nga Reçica e Madhe e komunës së Tetovës. Bashkëvendasit e tij thonë se është shquar e vazhdon të jetë prijatar në atë që tek ne mungon më së shumti: në punën vullnetare, atë që e din dhe atë që mundet. Enveri, edhe kur ishte mësues në shkollën e fshatit, edhe kur – për një jetë më të mire- shkoi në Zvicër ku e priti pensionimin – nuk po resht, as sot e kësaj dite që të japë ndihmesën e tij – në vendin e lindjes.

Gjithësesi, këto janë shenjat që sjellin pak Zvicër edhe në këto anë. Është një shembull që, padyshim, do ndjekur!

Dokumentarin e plotë mund ta shihni në videon më poshtë:

Të fundit