E shtunë, 27 Prill, 2024

STUDENTËT SERBË KËRKOJNË SHKARKIMIN E VUÇIQIT

Përfaqësues të studentëve të Universitetit të Beogradit, të cilët prej tre javësh organizojnë protesta me emrin “Stop tradhtisë! Kosmetin nuk e japim!”, do t’ju dorëzojnë këtë enjte grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për fillimin e procedurës së votimit të mosbesimit ndaj Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kdp.mk përcjell njoftimin e medias serbe se argument i studentëve për këtë është se Vuçiq ka shkelur Kushtetutën.

“Sot në ora 12:44 do t’ua dorëzojmë të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për fillimin e procedurës së votimit të mosbesimit ndaj Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq. Në këtë mënyrë duam që të gjitha palët të shprehen qartë nëse janë për dorëzimin e Kosovës dhe Metohisë dhe pranimin e planit franko-gjerman”, – thanë studentët.

Studentët nga Beogradi kanë pohuar se për këtë aksion kanë edhe mbështetjen e studentëve të Universitetit të Novi Sadit, të cilët kanë paralajmëruar se të premten do të organizojnë një protestë në mbrojtje të Kosovës dhe Kushtetutës serbe.

Të fundit