E hënë, 13 Maj, 2024

RCC SHPALLË GRATË SIPËRMARRËSE TË VITIT NË BALLKANIN PERENDIMOR

Në kuadrin e Tetë Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) do të prezantojë Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor, në një ceremoni që do të mbahet sot në Tiranë.

Një juri gjashtanëtarëshe e përbërë nga përfaqësuese nga i gjithë rajoni do të shpallë të enjten në Tiranë gjashtë grate më të sukseshme në pesë fusha: Gruaja e Re Sipërmarrëse, Gruaja Sipërmarrëse Green, Gruaja Kreative Sipërmarrëse, Gruaja Sipërmarrëse e Udhëtimeve dhe Mikpritjes dhe Gruaja  Sipërmarrëse Start-up. Nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal bëjnë të ditur se për këto çmime janë nominuar 400 kandidate.

RCC e nisi këtë iniciativë vitin e kaluar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe Agjendës për Fuqizimin Ekonomik të Grave, për të afirmuar gratë që kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre duke kontribuar në hapjen e vendeve të reja të punës për gratë dhe burrat në Ballkanin Perendimor. “Nuk ishte e lehtë të zgjidheshin vetëm gjashtë nga shumë nominimet e shumta, megjithatë Blerina Ago, Aida Zubcevic, Valentina Taseva, Dragana Calija, Pakize Pajazitaj dhe Arta Shehu Zaimi e mbajtën këtë titull prestigjioz si Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2021, të Ballkanit Perëndimor me krenari dhe me meritë. Ne jemi të sigurt se ky vit nuk do të jetë ndryshe,” – thonë në RCC.

Në fakt, katër vjet më parë RCC nisi fushatën “NE”, që synon Fuqizimin e Grave në Sipërmarrje. Gjithçka nisi me promovimin e aktiviteteve të shumëta dhe në bështetje  konkrete të bizneseve të grave përmes granteve të vogla turistike, konkurseve si “Balkathon”, “Regional Butterfly Innovation Award” dhe “Futurismo”, inkurajimin e grave të reja për të zgjedhur karrierat STEM. Aktivitetet kulmuan me krijimin e Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje, për fuqizimin ekonomik të grave në rajon, zgjerimin e partneriteteve mes tyre dhe mbajtjen gjallë të debatit për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, adresimin e sfidave dhe nevojat të tyre në të gjithë Ballkanin Perendimor dhe tregun e përbashkët.

Sikurse njofton kdp.mk, para ceremonisë, RCC dhe UN Women do të nënshkruajnë një marrëveshje me synim për të çuar përpara bashkëpunimin e dy organizatave për fuqizimin e grave sipërmarrëse të Ballkanit Perëndimor, por edhe teknologjisë, inovacionit e axhendës dixhitale dhe asaj të gjelbër.

“Gratë sipërmarrëse janë kontribuese jetike për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Puna e tyre e palodhur, mendimi inovativ dhe angazhimi i palëkundur me të vërtetë i ndihmojnë ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të lulëzojnë. Nëpërmjet kësaj nisme, synimi ynë është t’u japim një prezantim të merituar, duke u përkulur me nderim përballë këtyre grave të guximshme dhe të forta, që guxuan të luftojnë stereotipet dhe të bëjnë ndryshimin,”- tha për kdp.mk, Majlinda Bregu, kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal me bazë në Sarajevë

Të fundit