E premte, 17 Maj, 2024

UNIVERSITETI MODEL I BASHKËPUNIMEVE NDËRKOMBËTARE

Për dallim nga Maqedonia e Veriut që ofron një jetë të vakët studentore, Universitetin i Primorskës në Koper të Sllovenisë ofron vlerat thelbësore, lirinë, përgjegjësinë, diversitetin, dhe përsosmërinë, të cilat kanë lindur dhe janë kultivuar nga integrimi i universitetit në hapësirën kombëtare, sepse ndodhet në një udhëkryq të rrugëve historike, kulturore, gjuhësore dhe globale. Universiteti i Primorskës ka arritur një zhvillim të lartë të mobilitetit ndërkombëtar të studentëve të vendit si dhe studentëve të huaj. Universiteti merr pjesë aktive në rrjetet ndërkombëtare dhe është anëtar i disa shoqatave ndërkombëtare.

Shkruan: Puhiza Osmani

Sistemi edukativ në Maqedoninë e Veriut mbetet në një proces të vazhdueshëm reformash. Kjo situatë ka penguar zhvillimin e një hapësire për vlerësimin e modeleve specifike arsimore dhe efektivitetin e tyre, duke penguar në këtë mënyrë të gjithë aktorët për të kontribuar në këtë proces. Në përgjithësi cilësia e arsimit ka marrë vlerësim relativisht shumë të ulët, si dhe ka nevojë për reforma solide. Kjo situatë mund të përmirësohet vetëm duke i bërë punonjësit në institucionet arsimore të ndjekin seminare, programe trajnimi se si të japin leksione, të ndërveprojnë me studentët e tyre, të zhvillojnë kurrikula më të mira si dhe të monitorojnë dhe vlerësojnë më mirë mësuesit dhe profesorët.

Cilësia e ulët e rezultateve të arsimit, si dhe mungesa e integrimit në kurrikulat e universiteteve për orientim në karrierë janë ndër problemet kryesore në lidhje me pozitën e të rinjve në tregun e punës. Shumë të rinj theksojnë se arsimi në Maqedoninë e Veriut bën një punë shumë të dobët në përgatitjen e të rinjve për punë. Një nga problemet kryesore është pedagogjia e cila bazohet në teori dhe në të mësuarin përmendësh. Edhe pse janë bërë disa herë ndryshime të kurrikulës gjatë dekadës së fundit, këto kontribute nuk kanë ndihmuar në përmirësimin e sistemit të arsimit.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut që ofron një jetë të vakët studentore, Universitetin i Primorskës në Koper të Sllovenisë ofron vlerat thelbësore, lirinë, përgjegjësinë, diversitetin, dhe përsosmërinë, të cilat kanë lindur dhe janë kultivuar nga integrimi i universitetit në hapësirën kombëtare, sepse ndodhet në një udhëkryq të rrugëve historike, kulturore, gjuhësore dhe globale.

Universiteti i Primorskës ka arritur një zhvillim të lartë të mobilitetit ndërkombëtar të studentëve të vendit si dhe studentëve të huaj. Universiteti merr pjesë aktive në rrjetet ndërkombëtare dhe është anëtar i disa shoqatave ndërkombëtare.

Gjithë studentët e huaj që vendosin të studiojnë në Universitetin e Primorskës, do t’i gjejnë të gjitha kushtet e përshtatshme në qytetin e Koperit. Koper është një qytet i vogël buzë detit, ku në përditshmëri studentët mund të argëtohen në mënyra të ndryshme. Universiteti gjithashtu ka një zyrë studentore që ofron aktivitete sportive në të cilat studentët mund të shkojnë në rast se kanë nevojë për një hobi, si qepje apo pikturë, etj. Disa nga fakultetet ndodhen në qendër dhe në afërsi ka restorante studentore, ku paguhet me subvencion studentor, ka lloje të tjera restorantesh, bare, markete, dhe dyqane suveniresh.

Për zgjidhjen e çdo problemi që studentët e huaj mund të kenë, universiteti i Primorskës ka krijuar “Rrjetin e Studentëve të Erasmust” (ESN), për mbështetjen dhe zhvillimin e shkëmbimit të studentëve. Ky rrjet është i pranishëm në më shumë se 1000 Institucione të Arsimit të Lartë në mbi 40 vende, dhe vazhdon që të zhvillohet dhe të zgjerohet vazhdimisht. Ka rreth 15,000 anëtarë aktivë që kryesisht janë duke u kujdesur për studentët ndërkombëtarë.  Synimi i tyre është gjithashtu t’u japin studentëve të tjerë sllovenë mundësinë që të njihen me studentët me Erasmus, të lidhen me ta dhe t’i inkurajojnë ata të shkojnë vetë në shkëmbim.

Shumë studentë të huaj nga përvojat e tyre rekomandojnë që studentët të vijnë në Koper sepse është një mundësi e mirë për shkollimin e tyre në të ardhmen. Për më tepër, profesorët në universitet janë nga profesionistët më të mirë, ata i respektojnë dhe i kuptojnë plotësisht studentët.

Të fundit