E premte, 17 Maj, 2024

PARA NISJES PËR NË BRUKSEL VUÇIQI MERR LETËR NGA TRESHJA EVROPIANE

Shtypi serb njofton se në prag të takimit të së hënës në Bruksel, ndërmjet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeminitrit të Kosovës, Albin Kurti, liderët e tre shteteve evropiane i kanë shkruar  kreut të shtetit serb.

Siç njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS), Presidenca ka pranuar një letër të firmosur nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Përmbajtja e letrës nuk dihet,- tha RTS.

Vuçiq duhet të marrë pjesë në një raund të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të hënën, më 27 shkurt. Dialogu zhvillohet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton kdp.mk.

 

Të fundit