E premte, 17 Maj, 2024

HERONJTË E HESHTUR KTHEHEN NGA TURQIA

Grupi prej 9 zjarrfikësish të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit të Tetovës dhe zjarrfikësit e specializuar nga Komuna e Çairit kanë përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi. Heronjtë e heshtur janë angazhuar maksimalisht në shpëtimin e jetëve njerëzore pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Komandanti i zjarrfikësve të Tetovë, Avni Ameti, pas përfundimit të misionit shpëtues në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi, theksoi se njësiti e tij, së bashku me njësitë nga Çairi dhe Strumica si dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, u angazhuan në maksimum dhe me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar popullin turk si dhe për të shpëtuar sa më shumë persona.


Shkruan: Enis Shaqiri

Grupi prej 9 zjarrfikësish të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale kundër Zjarrit në krye me udhëheqësin Avni Ameti, në orët e hershme të mëngjesit janë kthyer nga Turqia në Tetovë.

Krye komandanti i kësaj njësie “NJTKZ-TetovëAvni Ameti, pas përfundimit të misionit shpëtues në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi, theksoi se njësiti e tij, së bashku me njësitë nga Çairi dhe Strumica si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, u angazhuan në maksimum dhe me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar popullin turk si dhe për të shpëtuar sa më shumë persona.

Pas një udhëtimi të gjatë, gjegjësisht 30 orësh rrugëtim, me të hyrë në atë rajon të prekur nga tërmeti, pamë vetëm qytete nën gërmadha dhe të shkatërruara plotësisht. Ndërkaq Njësia Territoriale kundër Zjarrit, bëri të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë persona. Siç edhe e dini kjo njësi nxori edhe 38 vjeçarin, por jo vetëm, duke shtuar këtu edhe njësitin nga Çairi, Strumica si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti mes tjerash porositi të gjitha institucionet shtetërore për kujdes dhe investime të veçanta sa u përket trajnimeve të ekipeve të specializuara, për situata emergjente dhe apokaliptike, pasi që sipas tij, RMV gjendet në vijën e kuqe të tërmeteve.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas takimit pritës të zjarrfikësve tetovarë, falënderoi ekipin e Njësisë Territoriale kundër Zjarrit. Ai theksoi se NJTKZ me gjithë angazhimin dhe profesionalizmin e tyre ka bërë krenar çdo qytetar të vendit.

Kisha nderin që sot të mirëpres në një takim falënderues shpëtimtarët e ekipit të Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Avni Ameti, të cilët dje u kthyen nga Turqia. Personalisht i falënderova në emrin e gjithë qytetarëve për ndihmën dhe kontributin e dhënë në shpëtimin e njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Ndjehemi krenar me çdo zjarrfikës të NJTKZ, pasi ata po bëjnë punë fisnike duke u kujdesur për gjithë banorët e qytetit”, theksoi Kasami.

Misioni shpëtues në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi ka përfunduar edhe për zjarrfikësit nga “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit.

Kreu i kësaj komune Visar Ganiu, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Çairit ka falënderuar ekipin për kontributin e dhënë në Turqi.

Me këtë rast heronjtë tanë Artan Demiri, Hetem Arsllani, Sefer Demiri e Isuf Jakupi më informuan lidhur me aksionin për shpëtimin e jetëve të njeriut. Mes emocioneve ata rrëfyen momente shumë të trishta të gjendjes që kanë hasur në qytetet turke pas tërmetit, por edhe çastet e gëzimit që ndjenë në momentet e shpëtimit të jetëve pas plot 118 orëve nën rrënojat e ndërtesave”, është shprehur Ganiu.

Të fundit