E premte, 17 Maj, 2024

BERISHA DHE META REAGOJNË: TEKSA KA NISUR ZBULIMI I SKANDALEVE TË RAMËS NË SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal, njoftojnë mediat shqiptare.

Ky i fundit është vënë në pranga të shtunën ndërsa kthehej nga një udhëtim në Evropë për korrupsion pasi akuzohet të ketë marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe një përfaqësues i një oligarku rus.

“Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Evropës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Evropë. Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse”, ka shtuar Berisha.

“Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse”, tha ai.

“Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.”

“Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar”, tha ai.

“Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, shtoi Berisha.

“Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

“Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët, shtoi ai.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar arrestimitn e ish-agjentit kryesor të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili është përfolur se ka miqësi me kryeministrin Edi Rama.

Si rrjedhojë Meta tha se Rama ka pasur gjithmonë raporte aferash me SHBA-të madje shtoi me siguri se do të dalin edhe skandale tjera.

“Dihet që raporti i më i pasinqertë në Botë është ai mes Edi Ramës dhe SHBA. Nga Bilali te McGonigal, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare. S’jam i habitur për këtë, jam i sigurt se do të dalin skandale të tjera. Ju kam folur për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Atje ku është mafia, është dhe antimafia. Ju kam thënë për Kim Filmin dikur, ndaj të keni durim.”, tha Meta.

Të fundit