E shtunë, 1 Qershor, 2024

KOHA E USHQIMIT ME ÇMIM TË LIRË KA MBARUAR

Do të ketë me bollëk, nuk do t’i përballojmë dot çmimet! Këto janë parashikimet për produktet ushqimore,  të cilat në dy vitet e ardhshme do të bëhen luks, veçanërisht për vendet në zhvillim, si ky i yni.

Shkruan: Katerina Topallova

Javën që shkoi në Ohër u mbajt një simpozium për gjërat ushqimore. Mbi njëqind profesorë nga fusha e ushqimeve nga vendi, rajoni dhe më gjerë, u mblodhën për të analizuar se çfarë do të ndodhë me bazën e nevojave njerëzore – ushqimin.

Lufta në Ukrainë krijoi një kthesë, çmimi i ushqimeve filloi me një trend në rritje që nuk ka fund në horizont! Që nga hyrja në dyqan, deri tek arritja në arkë, shporta juaj e produkteve është rritur disa herë në çmim. Por kjo nuk është më e keqja, sepse më e keqja akoma s’ka ardhur. Në pyetjen se kur do të stabilizohen çmimet, përgjigja e profesorëve hulumtues është se kjo do të ndodhë kur fituesit e mëdhenj si kompanitë e naftës, kompanitë e energjisë dhe bursa, të vërejnë se nuk kanë më përfitim, sepse gjithnjë e më pak njerëz blejnë.

Do të ankohemi, si tani! Në një botë ku paratë kanë rëndësi, ndjeshmëria nuk ekziston. Askujt nuk i intereson si e mbushni pjatën tuaj.

Paradoksi është se në një kohë kur bota po shënon prodhimin më të madh të ushqimit, ai nuk mund të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe për këtë arsye numri i njerëzve të uritur po rritet me shpejtësi. Në kohë krize, çdo vend ndalon së pari eksportin, për të parë se çfarë ka në dispozicion për qytetarët e tij dhe çfarë do të shesë, do të jetë me një çmim më të lartë, sepse është normale të fitosh para kur nuk ka shumë si ti që i ofron tregut. Lufta u përdor nga lojtarët e mëdhenj që po ndryshojnë sistemin në botë. Çmimi paguhet gjithmonë nga blerësi! Zemërimi drejtohet te fermeri, por nuk është ai që mbledh mjaltin. Fermeri në këtë kohë krize ka të njëjtat të ardhura, ajo që duhet të pyesë konsumatorin është pse ka paguar më shumë, dhe kjo është energjia për të krijuar produktin. Karburantet me çmim të rritur, fara e rritur, do të tarifohet përmes çmimit përfundimtar të produktit, sepse nuk mund të funksionojë me humbje.

Çfarë do të hamë nëse nuk kemi para të blejmë?

Atë që do të mund t’ia lejojmë vetes!Thënia popullore  “të gjithë do të shtrijnë këmbët sa e kanë jorganin” do të jetë më e dukshme në këtë krizë. Pra, në kohë paniku ushqimi do të humbasë cilësinë e tij, sepse do të jetë gjithnjë e më i shtrenjtë dhe më pak i disponueshëm! Njerëzit do të kërkojnë një mënyrë për të marrë atë që u nevojitet në mënyrë që të mos mbeten të uritur, kështu që tregu do të ofrojë gjithçka! Prodhuesit e mëdhenj nuk do të kenë fitime në vendet në zhvillim dhe ushqimi i shpejtë do të jetë zgjidhja më e zakonshme! Nga ana tjetër, ushqimi i shpejtë është i varfër në lëndë ushqyese dhe kur patatet e skuqura, sanduiçët dhe ushqimet tjera janë opsioni i vetëm, atëherë shoqëria do të përballet edhe me probleme shëndetësore.

Një ushqim i tillë do të ndikojë në rritjen e numrit të sëmundjeve të zemrës, obezëve dhe diabetikëve, gjë që do të jetë një barrë për sistemin tashmë të brishtë shëndetësor.

Çfarë do të na sjellë  qasja egoiste?

Nëse e injoroni anën etike, se nuk është mirë për ju të jetoni duke parë fqinjin tuaj të uritur, atëherë ajo do t’ju kthehet në një mënyrë tjetër. Çdo person ka të drejtën e jetës, ka të drejtën e ushqimit. Pra, në vendet ku nuk do të ekzistojë ushqimi, siç janë vendet afrikane, banorët do të arrijnë në zgjidhje aty ku ushqimi ekziston. Një grup rrethanash logjike është se numri i emigrantëve do të rritet ndjeshëm dhe siguria në botë do të jetë gjithnjë e më vogël.

Të fundit