E diel, 27 Prill, 2025

NË UEJL U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE PËR TË ARDHMEN E GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT

Në organizim të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, të premten në UEJL u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë: “Gjuhët, kulturat dhe komunikimi-e ardhmja e shkencave humane dhe sociale.”. Në konferencë, me punimet e tyre morën pjesë mbi 100 studiues dhe hulumtues nga vendi dhe rajoni, transmeton KDP.MK

Në fjalën e saj të hapjes, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Besa Arifi, theksoi se konferenca ofron një platformë të vlefshme për hulumtuesit, praktikuesit dhe studentët për të shkëmbyer idetë, hulumtimet dhe të angazhohen në dialog të mirëfilltë.

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Besa Arifi,

Nëpërmjet përpjekjeve të tilla bashkëpunuese ne mund të adresojmë sfidat dhe mundësitë, duke siguar që shkencat humane dhe sociale vazhdojnë të përparojnë dhe evolvojnë”, tha mes tjerash Prorektorja Arifi.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL, Demush Bajrami tha se qëllimi i kësaj konference shkencore është ruajtja e gjuhës shqipe, por edhe të gjuhëve të tjera.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL, Demush Bajrami

Konferenca ka për qëllim që të krijoj mekanizma mbrojtës nga i ashtu quajtur imperializmi kulturor, që po ndodhë në kohën e globalizmit, në kohën e teknologjive , për më tepër, këtu do të shikohet që të ruhet vokacioni, të ruhet me atë që është normë rregull gjuhësore e çdo gjuhe sepse nëse i shikojmë edhe rekomandimet e UNESKO-s në lidhje me mbrojtjen e gjuhëve, kemi raste kur brenda dy javësh një gjuhë mund të ikë nga realiteti i sajë gjuhësor, atëherë kjo imponon që ne të kemi kujdes nga kjo rrezikshmëri”, theksoi Dekani Bajrami.

Konferenca u zhvillua në sesione plenare, ndërsa folës kryesor ishin: Aleksandra Green, Academic Director & Cambridge Examiner dhe Prof. Dr. Andrew Goodspeed, nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Koordinatore e Konferencës ishte profesoresha nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Meral Veseli.

 

Të fundit