E premte, 26 Korrik, 2024

NGADHËNJIMI I NDËRGJEGJËS NJERËZORE

Miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë mbetet një nga momentet më të rëndësishme të botës demokratike, një ngadhënjim i vlerave humane, i matricës civilizuese karshi njërës nga barbaritë më brutale në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Bota e vlerave dhe e demokracisë, e drejtësisë dhe humanitetit, e solidaritetit dhe dinjitetit njerëzore, ngadhënjeu përfundimisht ndaj një mizorie që rrinte pezull në ndërgjegjes njerëzore. Bota njohu gjenocidin e Srebrenicës,  njohu politikat gjenocidale të Serbisë së Millosheviqit, por edhe të pasuesve të tij, që me ngulm dëshironin ta pengojnë këtë definim nga OKB-ja. Ky është një moment kthese në gjithë atë që përfaqëson kjo mizori politike dhe që vazhdon në forma bizare dhe tërësisht jonjerëzore dhe antidemokratike të shtrihet edhe në këtë kohë në rajonin e brishtë të Ballkanit nga zgjatimet e kësaj mendësie. Shumëçka, tash e tutje, do të shihet në optikën e këtij definimi, sepse mohimi i gjenocidit në Srebrenicë, për më tepër do të thotë vazhdim i logjikës së njëjtë politike dhe institucionale të një shteti, i cili tashmë duhet të përballet me vetveten, njashtu siç u përballë me vetveten edhe Gjermania për shkak të mizorisë së Hitlerit.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Bota ka gjithnjë nevojë që gjërat të definohen me emrin e vërtetë. Bota ka nevojë që krimet kurdoherë të definohen si krime dhe të marrin ndëshkimin e merituar. Bota ka nevojë që pavarësisht vonesave, gjërat t’i definojë në vërtetësinë e vetë. Bota ka njohur shumë eklipse në historinë njerëzore, të cilat kanë shkaktuar mijëra dhe miliona viktima të pafajshme. Bota, gjithnjë si vetëdije humane, si identifikim, si përvujtëni e përbashkët, njohu Aushvicin, këtë mynxyrë të mendjes njerëzore, që e çoi deri në kufijtë më mizorë çmendurinë totalitare. Bota këto ditë, pas një kohe relativisht të gjatë, njohu gjenocidin e Srebrenicës, njohu mizorinë e një luftë, të një makinerie politiko-ushtarake dhe paramilitare, që në esencë udhëhiqej nga urrejtja patologjike ndaj tjetrit, nga ideja e shfarosjes së tjetrit si një entitet tjetër, i dallueshëm, por edhe si një politikë hegjemone serbe që me kohë ishte ushqyer edhe nga elita akademike.

Përfundimisht më 23 maj të këtij viti Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Siç dihet, forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Ndër të tjera, rezoluta bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë mbetet një nga momentet më të rëndësishme të botës demokratike, një ngadhënjim i vlerave humane, i matricës civilizuese karshi njërës nga barbaritë më brutale në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Bota e vlerave dhe e demokracisë, e drejtësisë dhe humanitetit, e solidaritetit dhe dinjitetit njerëzore, ngadhënjeu përfundimisht ndaj një mizorie që rrinte pezull në ndërgjegjes njerëzore. Bota njohu gjenocidin e Srebrenicës,  njohu politikat gjenocidale të Serbisë së Millosheviqit, por edhe të pasuesve të tij, që me ngulm dëshironin ta pengojnë këtë definim nga OKB-ja.

Padiskutim, ky është një moment kthese në gjithë atë që përfaqëson kjo mizori politike dhe që vazhdon në forma bizare dhe tërësisht jonjerëzore dhe antidemokratike të shtrihet edhe në këtë kohë në rajonin e brishtë të Ballkanit. Shumëçka tash e tutje, do të shihet në optikën e këtij definimi, sepse mohimi i gjenocidit në Srebrenicë, për më tepër do të thotë vazhdim i logjikës së njëjtë politike dhe institucionale të një shteti, i cili tashmë duhet të përballet me vetveten, njashtu siç u përballë me vetveten edhe Gjermania për shkak të bëmave të Hitlerit.

Sidoqoftë, miratimi i kësaj rezolute mbetet një përndritje njerëzore ndaj gjithë asaj që nënkupton barbari dhe mizori njerëzore. Pikërisht, kjo rezolutë tash e tutje duhet që t’i sheshojë edhe shumë relacione tjera të botës demokratike me politikat që vijnë si zgjatime nga koha e mizorive politike të kohës së “Kasapit të Ballkanit”, që në shumë forma është ushqyer gjatë kohë edhe nga elaborate të elitave akademike të Serbisë.

Të fundit