E hënë, 13 Maj, 2024

BOTA DËNON PUTININ, KËTO JANË ORËT MË TË ERRËTA NË EVROPË

Shkruan: ELJESA DERVISHI

 

Në orën 4 të mëngjesit (me orën e maqedonisë), Vladimir Putin urdhëroi nisjen e një “operacioni special ushtarak”, në Ukrainë, I cili pas disa minutash u kthye në luftë të vërtetë.

Liderët botëror dënuan fillimin e një pushtim rus qe mund të shkaktojë viktima të panumërta dhe të rrëzpjë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës, megjithatë duket se asgjë nuk e kthen pas vendimin e Putin.

Nuk ka munguar as edhe reagimi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku në një konferencë për shtyp së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Mardhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell, ajo njoftoi se një paketë sanksionesh “të mëdha” do të propozohej më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe konceptin e saj mbizotërues.

“Kjo është një nga orët më të errëta në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Joseph Borrell.

“BE-ja do të përgjigjet më fuqishëm dhe do të bie dakord për paketën më të rreptë të sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë. Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë agresion të pakuptimtë,” shtoi Borrell.

Poashtu reagime ka patur edhe nga Zyrtati i Lartë i NATO-s, Jens Stolentberg, ku në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp e mbajtur në Bruksel, sulmin e ka quajtur të qëllimshëm, gjakftohtë dhe të planifikuar prej kohësh.

“Sulmi i pajustifikuar dhe paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës po vë në rrezik jetë të panumërta, ky është një pushtim i qëllimshëm dhe i planifikuar prej kohësh,” tha ai.

“Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të panumërta dhe jetët e humbura,” është shprehur më tej Stolentberg.

Putin nga ana tjetër bëri gjithashtu një paralajmërim për botën. “Kushdo që përpiqet të ndërhyjë ose të na kërcënojë do të duhet ta dijë se përgjegjësia e Rusisë do të jetë e menjëherëshme dhe do të qojë në pasoja të papërjetuara në histori.”

Të fundit