E hënë, 13 Maj, 2024

MILÇIN SULMON OSMANIN: MBYLLE GOJËN KUR FLET SHUMË, KËSHTU NA KANË URDHËRUAR NË APJ

Ish-drejtori i Fondit për Shoqëri të Hapur (Soros), Vladimir Milçin, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ministrit aktual të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, raporton KDP. 

“Ministri u tërbua! Urdhëron “Sus!” për historianët, por edhe për të gjithë publikun! A do të lëshojë leje për “dashamirësit” që do të lejohen të komentojnë, pra të duartrokasin politikanët? Qeveri që nuk e duron kritikën edhe kur është zbathur, pra e paaftë për problemin, siç është e paaftë për historinë. Është e shëmtuar të shesësh historinë e të tjerëve dhe mbi të të urdhërosh heshtje!
P.S. Mbylle gojën kur flet shumë, na kanë urdhëruar tetaret në APJ. Këtë ma kujton Bujar Osmani.”, ka shkruar Milçin në profilin e tij në Facebook.

Një ditë më parë Osmani u bëri thirrje historianëve të mos komentojnë çështje politike, kur bëhet fjalë për negociatat me Bullgarinë.

Ai tha se asnjëherë nuk reagojnë dhe nuk do të ndërhyjnë në komentet e komisionit historik për çështje historike, sepse, siç thotë ai, “parimi bazë është politika e politikanëve, historia e historianëve”.

“Politikanët nuk duhet të komentojnë çështje historike, historianët nuk duhet të komentojnë çështjet politike. Të gjithë anëtarët mund të komentojnë se çfarë u pëlqen në lidhje me pikëpamjet e tyre mbi historinë. Është detyrë e tyre. Ne nuk duhet t’i komentojmë ato, politika jo, por historianët nuk duhet të flasin për procesin që përcakton çështjet politike. Ngrirja e rolit të Komisionit për Çështjet Historike po dëmton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Kjo tashmë është një çështje politike. Nuk është çështje përmbajtja e punës së tyre”, tha Osmani.

Nga viti 2019 Bullgaria kushtëzon hapjen e negociatave të anëtarësimit midis BE dhe RMV me zbatimin e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë, i arritur në vitin 2017. Aty pretendohet se etnia dhe gjuha maqedonase datojnë nga viti 1945  ndërkohë që periudha para saj është pjesë e historisë së Bullgarisë. /KDP

Të fundit