E martë, 7 Maj, 2024

NIKÇEVIQ: DRITANI SËRISH LUAN LOJËN E SERBISË, ËSHTË “KALI I TROJËS” I VUÇIQIT

Mali i Zi është në prag të formimit të një qeverie të re, të pakicës, e cila me gjasë do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Por njohësja e rrethanave politike në Malin e Zi, gazetarja Tamara Nikçeviq thotë se gjërat nuk janë ashtu siç duket. 

Në një prononcim për KDP, Nikçeviq thotë se Abazoviq do të jetë “Kali i Trojës” i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Pse tani heshtin lojtarët e Vuçiqit? Ndoshta sepse Abazovic, kësaj radhe si shkatërrues i Qeverisë së së cilës është zëvendëskryeministër, vazhdon të luajë rolin e “kalit të Trojës” të presidentit Aleksandër Vuçiq në Mal të Zi, i cili tani “i ka zëvendësuar çetnikët me mjekër me çetnikët e rruar””, thotë ajo.

Qeveria e Malit të Zi ka dorëzuar në Kuvend projektvendimin për shkurtimin e mandatit të Parlamentit. Seanca do të mbahet më 4 shkurt në orën 10:00. Po në këtë ditë deputetët e koalicionit të URA dhe partive opozitare, kanë kërkuar dhe votëbesimin për Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit.

Nikçeviq thotë se është e çuditshme heshtja e disa faktorëve pro-serbë dhe pro-rusë ndaj nismës së Abazoviqit për ta rrëzuar qeverinë.

“Siç e keni parë, URA së bashku me partitë opozitare kanë paraqitur një iniciativë mosbesimi ndaj qeverisë klerikale-fashiste të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e cila shkaktoi një lloj tërmeti në skenën politike në Mal të Zi. Partia Demokratike e Malit të Zi (partia e kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq), e cila trashëgon ideologjinë e nacionalizmit serbomadh, së bashku me një pjesë të Kishës së Serbisë, mbrëmë në Podgoricë udhëhoqi vetëm njëqind persona në protesta. Partia më e fortë në pushtet, Fronti Demokratik pro-rus, është dukshëm i përmbajtur: nuk ka protesta për rënien e qeverisë dhe nuk ka akuza kundër zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq. Në të njëjtën kohë, tabloidët e kontrolluar nga Beogradi heshtin me zë të lartë; njësoj si famëkeqi Matija Beckovic, i cili, ju kujtohet, më 30 gusht 2020, premtoi se rininë serbe të Abazoviqit, atë heroin e ri serb, do ta bartinin mbi supe nëpër Beograd”, thotë Nikçeviq.

Sipas saj, Abazoviq e meriton të quhet hero i ri serb. “Abazoviq, ju kujtoj, ishte një faktor kyç në shembjen e Malit të Zi sovran, civil dhe evropian.”

Sipas saj, URA e Abazoviqit njoftoi dje se qëllimi i qeverisë së re të pakicës do të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën e Serbisë dhe pranimi i projektit “të Vuçiqit për Ballkanin e Hapur të Serbisë së Madhe.”

“Historiani malazez Boban Batriçeviq citoi së fundmi në tekstin e tij heroin kombëtar të Jugosllavisë, gjeneralin Jova Kapiçiq, i cili tha se kur bëhet fjalë për Malin e Zi, Serbisë i interesojnë vetëm dy gjëra – deti dhe historia.
‘Po i hape Ballkanin asaj (Serbisë)’, shkruan Batricevic, ‘i jep detit, historisë së Marrëveshjes Themelore”  thekson Nikçeviq.

Mali i Zi Evropian, nënvizon ajo, “shpreson që partitë e pakicës, si dhe Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila do të mbështesë qeverinë e re të pakicës, do të kenë sukses t’i rezistojnë synimeve të Aleksandër Vuçiqit për ta futur Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, që është një emër tjetër për “Botën Serbe”, pavarësisht kundërshtimit nga Serbia dhe Shqipëria”.

Sipas Nikçeviq, qytetarët Malazias gjithashtu shpresojnë se qeveria e re e pakicës është vetëm një hap në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do ta kthejnë Malin e Zi në rrugën evropiane.

Të fundit