E diel, 19 Maj, 2024

A DO TË VIJË KOHA TË THITHIM AJËR TË PASTËR?

Çdo sezon ngrohjeje hap temën e vjetër të dhimbshme – ajrin e ndotur. Në këtë periudhë të vitit, qytetet e Maqedonisë prej vitesh janë në listën botërore të vendeve me cilësinë më të keqe të ajrit. Këshilli i Inspektimit Qytetar zhvilloi debatin publik “Si të zvogëlojmë ndotjen e ajrit?”. Këshilltarë të pavarur të iniciativave të ndryshme që tashmë janë pjesë e këshillave komunale gjërësisht kanë trajtuar ndotjen e ajrit, ndërkohë që kanë kërkuar  monitorim, pa të cilin nuk mund të krijohet një strategji për masat, inspktimet, pajisjet, analizat dhe politikat afatgjate për zvogëlimin e ndotjes.

Shkruan: Katerina Topallova

Këshilltarët e pavarur nga iniciativat “Të Pavarurit nga Karposhi”, “Shans për Qendrën”, “Qytet i gjelbër human”, “Më mirë për Tetovën”, “Mjaft”, “Ndryshe” theksuan një sërë problemesh në komunat e tyre me ajrin e ndotur. Ata kërkuan monitorim, pa të cilin është e pamundur të planifikohet dhe të krijohet një strategji për masat, inspektimet, pajisjet e tyre, analizat dhe politikat afatgjata për zvogëlimin e tendencave të ndotjes.

Këshilltari i pavarur nga iniciativa “Shans për Qendrën”, Jane Dimeski vlerëson se për më shumë se 10 vjet flitet se çfarë dhe si duhet bërë, tema ka arritur në minestream politik, por ndjen se nuk ka lëvizje nga ky nivel deklarativ.

“Ne kemi 10 vite që flasim se sa i ndotur është ajri  dhe sidomos vitet e fundit kemi një ekspanzion të paparë të ndërtimeve. Komuna Qendër po e humb gjithë hapësirën që mund të shfrytëzohet për të basorbuar eventualisht ndotjen e ajrit. Kur mendoj se cilat sipërfaqe të gjelbra humbëm, ‘Bristol’, Shtëpia e ARM-së, gjelbërimi në Universitetin “Kirili dhe Medoti”, përgjatë bulevardit ‘Kliment Ohridski’, ‘Gologanov’, kemi humbur sipërfaqe të mëdha të gjelbra dhe e gjitha është ‘shtruar’ me asfalt për parkingje ose është me ndërtesa banimi”, vuri në dukje ai.

Tatjana Stojanovska nga “Të pavarurit nga Karposhi” theksoi se nuk ndalet së alarmuari për vlerat e tejkaluara të grimcave PM10, por se nuk dihen shkaqet. Mungesa e inspektorëve vendorë është një problem serioz dhe autoritetet vendore kanë thënë vazhdimisht se po bëjnë gjithçka që munden për t’u siguruar qytetarëve ajër më të pastër.

“Si do të zgjidhet ndotja me një inspektor për ekologji? Pa inspektor ndërtimi brenda komunës? Ne në Karposh po përballemi me djegie të kabllove në shëtitoren (në Vardar), dhe reagimi i deritanishëm zakonisht vonohet, nuk mund të identifikohet kryerësi, ose nëse zbulohet, krimi nuk sanksionohet dhe përsëritet. Personalisht mendoj se këto janë kategori vulnerabël dhe njerëzit duhet të subvencionohen dhe t’u jepet një mënyrë tjetër për të arritur përfitime financiare”, tha këshilltari nga Karposhi.

Duke folur për masat e ndërmarra si subvencione të caktuara për biçikleta, e-skuter, Stojanovska pajtohet se edhe pse janë të vogla, duhet të zbatohen.

Ajri nuk ndalet, lëviz dhe transmetohet nga një komunë në tjetrën. Presioni mbi të gjitha duhet të jetë mbi institucionet. Në diskutim u ra dakord për sanksionimin në kohë reale të ndotësve.

Gorjan Jovanovski nga “Qyteti i gjelbër human”, i cili hyri në Këshillin e Qytetit të Shkupit, iu referua të ashtuquajturve stacione matëse me buxhet të ulët ose të ashtuquajturit monitorimi perimetrik. Amendamenti i nismës së tyre u pranua, për të filluar ndërtimin e një hiper-rrjeti stacionesh, i cili, siç thotë ai, do të japë tregues indikativ dhe do të jetë në favor të inspektorëve në terren.

“Kalimi i amendamentit nuk do të thotë se do të kemi realizim 100%. Shumë ndryshime janë bërë edhe më parë, por nuk janë përmbushur. “Ne si këshilltarë duhet ta shtyjmë mëtej që këto premtime të realizohen”, tha ai.

Sipas tij, monitorimi perimetrik do të nënkuptonte vendosjen e stacioneve matëse përreth objekteve industriale, një stacioni matës rreth kompleksit të fabrikës dhe një stacioni matës në mes që monitoron rrjedhën e ajrit. Nëse përcaktohen me ligj për të gjithë ndotësit – do të dihet se cila është pjesa e tyre dhe relativisht lehtë, sipas drejtimit të ndotjes do të tregojnë se nga vjen.

Ai theksoi se Qyteti i Shkupit ka kompetencë mbi 40 operatorë me leje të integruara B, kështu që sensorët do të ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit.

“Ne mund të ndërmarrim masa për ndotjen e ajrit,për transportin publik falas, për automjetet çift- tek, ndalimet e industrisë, por nëse nuk kemi të dhëna, nuk mund të vlerësojmë se si funksionojnë ato masa për zvogëlimin e ndotjes”, tha kreatori i “AjriIm”.

Elmedina Abdullai, këshilltare e nismës “Më mirë për Tetovën”, theksoi se Tetova në vitin 2015 me “Jugokromin” ishte qyteti më i ndotur në Evropë. Tetova mbante rekordin në botë me vlera 14 herë më të larta të PM10 se sa lejohet.

“Askush nuk besonte se do t’ia dilnim, por sot Tetova ka 60% më pak ajër të ndotur. “Kjo tregon se nëse ka organizim të mirë mes qytetarëve, bashkëpunim, nëse ka vullnet politik, mund të zgjidhet”, tha Abdullahi.

Me krizën energjetike, beson ajo, do të jetë e vështirë të zgjidhet ndotja që vjen nga amvisëritë, ndërsa më lehtë nga industria dhe objektet publike.

“Në Tetovë para 5 vitesh kemi bërë atë që Gorjan propozon për Shkupin. Ato stacione matëse janë vërtet të lira, politikanët më herët i quanin “nga Ali Express”. Por ne i kemi vendosur dhe e dimë se kur dhe cila pjesë e qytetit është më e ndotur. Për shembull, në pjesën industriale të Tetovës ka fabrika të vogla me leje të integruara B, aty gjatë natës ka ndotje më të madhe. Që tregon se diçka ndodh kur të gjithë janë në gjumë ose kur inspektorët nuk punojnë. Aty ku ndotja është më e madhe nga shtëpitë, është më e përqendruar në mëngjes”, tha ajo.

“Kërkojmë inspektorët të punojnë 24/7. Nëse ka ndotje në orën 1 të pasdites, atëherë inspektorët duhet të reagojnë menjëherë. Kemi kërkuarqë pas çdo vizite në instalim të raportojnë, që qytetarët të dinë se çfarë është bërë. Problem tjetër është se kemi 44 mijë vetura, në përqindje më e lartë në Maqedoni.  Me ligjet lejohet të importojmë të gjitha veturat e vjetra nga Evropa, pa standarde mjedisore”, theksoi Abdullahi.

Situata në Strumicë është interesante. Për problemet në këtë qytet foli Gjorgji Tanushev nga iniciativa “Mjaft”. Edhe pse kjo komunë ka një rrjet gazsjellës prej 43 km, megjithatë Strumica mban rekordin në ndotje.

“Masat dhe të gjitha mjetet nuk funksionojnë, por përkeqësohet. Unë shoh që shumë njerëz kanë problem me zgjidhjen për ngrohje. Por realisht, në një qytet ku janë dy fabrika me leje mjedisore A të integruar, ne i kemi 100 me B, atëherë pyetja mbetet kush e ndot Strumicin? Pjesë e zgjidhjes është aktivizimi i inspektorëve komunalë, të cilët fatkeqësisht nuk janë në terren. Ata janë të paekipuar. Nuk ka instrumente matëse në dispozicion. Nuk kanë pajisje të certifikuara dhe as trajnime për këtë punë, reahoi Tanushev

Ai theksoi se industria në Strumicë është e përbërë nga një sërë instalimesh më të vogla, të cilat mbi të gjitha kanë industrinë e drurit, shitjen e tekstilit dhe proceset që nuk duhet të ndotin, sidomos me disponueshmërinë e rrjetit të gazit.

“Duhet të identifikojmë se kush e ndot Strumicin, ndoshta duhet bërë një rrjet i stacioneve matëse indikative? Problem i madh është se serat e hershme për ngrohje përdorin 300 metër kub dru për një sezon, për serë. Ajo ndot. “Por në të njëjtën kohë, nuk është e vetmja gjë që ndot”, tha ai.

Këshilltarja Gabriela Ilievska nga iniciativa “Ndryshe”, mendon se për dallim nga të gjitha qytetet e tjera, Manastiri ka “probleme të shumëzuara me 10”.

“Manastiri e ka REK-un, një pikë e dhimbshme për të cilën askush nuk dëshiron të flasë. Nuk kemi pothuajse asnjë vend ku nuk është i ndotur. Edhe në Pelister ka pjesë të ndotura. Duhet një zgjidhje sistematike dhe vendi duhet të përfshihet me një strategji më të gjerë të ndotjes. “Ne si qytet kemi problem me termocentralin, sepse ai furnizon 70% të shtetit”, tha ajo.

Si komunë, përveç këshillave të tensionuara, ka përmendur se kanë pasur ndryshim në programin mjedisor, nga 3 në 10,5 milionë denarë. Por problemi më i madh është mungesa e stafit profesional.

“Për më tepër janë ndarë 2500 kondicionerë, por asnjëherë nuk kemi marrë një analizë, konfirmim se a është ulur ndotja me ato kondicionerë? Ne subvencionojmë edhe biçikletat, por duhet edhe një analizë e përfitimeve të tyre. Ne nuk kemi një shteg biçikletash, dhe duam që qytetarët e Manastirit të hipin në biçikletë?! Plus, ne kemi vetëm një inspektor mjedisor. Ne kemi raporte, por kush do t’i realizojë ato raporte?”, pyeti Ilievska, duke shtuar se si këshilltarë dhe iniciativa të pavarura duhet të mendohet për një rrjet më të gjerë të veprimit.

Pas diskutimit të GIS-it, të pranishmit përpiluan një listë me kërkesa konkrete drejtuar institucioneve. Vetëqeverisja lokale, ndër të tjera, të miratojë dhe zbatojë Plane për cilësinë e ajrit, të ndalojë ngrohjen e amvisërive me naftë dhe qymyr dhe të krijojë një Regjistr të ndotësve në nivel lokal. PDU-të duhet të miratohen në mënyrë transparente, të sigurohen mjete për laboratorët e akredituar dhe inspektoratet të publikojnë raportet publike.

Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit (ISHM) iu kërkua të koordinohet me inspektorët vendorë. ISHM të pajiset me staf profesional, pajisje dhe të ketë akses në laboratorë të akredituar. Më tej, të ndryshohen procedurat standarde të funksionimit dhe listat kontrolluese gjatë inspektimit, të shtohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme, por të ofrohet asistencë ligjore në zbatimin e raporteve të inspektimit.

Në debat morën pjesë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Në dhjetor të vitit 2021, Shkupi shënoi vlerat më të ulëta historikisht të ndotjes së ajrit dhe iniciativa O2 tha se kjo nuk është vetëm për shkak të problemeve klimatike. Ata e pyetën kryetaren e komunës Danela Arsovska se çfarë masash do të ndërmarrë për ta mbajtur këtë trend?

Kryetarja tha se për rreth një muaj kanë arritur të pastrojnë 120 deponi ilegale që ndikojnë edhe në cilësinë e ajrit dhe në 10 ditët e ardhshme do të formohet një “eko këshill” i cili do të marrë masat për përmirësimin e ndotjes së ajrit.

“Ky sistem masash të jetë komplementar, të plotësohen me veti dhe që në një periudhë serioze prej gjashtë muajsh deri në një vit të mund aktivisht të gjithë të zbatohen që të bëjmë diçka më serioze për të përballuar sezonin e ardhshëm të ngrohjes pa tejkaluar këta kufijë që ne i shohim”, tha Arsovska.

Për ministrinë e përkatëse, pjesëmarrësit kërkuan që të riaftësohet Laboratori Qendror dhe të bëhen matje të rregullta të përqendrimeve të metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike, benzenit, substancave prekursore të ozonit dhe përbërjes kimike të PM2.5. Po ashtu, të bëhet mirëmbajtja e rregullt e stacioneve matëse, miratimi i Ligjit për inspektimin mjedisor, Ligjit për kontrollin e shkarkimeve industriale, Rregullorja për cilësinë e derivateve, si dhe përgatitja e Regjistrit të ndotësve me leje të integruara A dhe B.

Nga Ministria e Mjedisit me qëndrimin – kemi 20 stacione monitoruese që mund të japin vetëm të dhëna zyrtare dhe të sakta, tha Kaja Shukova, përfaqësuese e ministrisë.

“Nuk mund të presim që ulja e ndotjes së ajrit të ndodhë brenda një viti, dy apo tre. Duhet të merren shumë masa. Përvojat e kryeqyteteve të mëdha në Evropë dhe në botë tregojnë se ky është një proces që zgjat 10, 15 dhe deri në 20 vjet”, tha Shukova.

Nga përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe nga këshilltarët e pavarur kishe kërkesa për Qeverinë. Ata duan të akreditojnë një laborator shtetëror për cilësinë e karburantit në Institutin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, nëse dihet që aktualisht të gjitha matjet kryhen nga dy kompani private që janë edhe furnizues me karburant. Gjithashtu, të ofrohen mjete reale për përballimin e ndotjes së ajrit, të harmonizohen ligjet që kanë të bëjnë me procedurat gjyqësore për inspektimin dhe vendosjen e sanksioneve, si dhe të ofrojë trajnime për shërbime ligjore, gjyqtarë dhe prokurorë për çështje mjedisore.

 

*Ky artikull është prodhuar në kuadër të projektit të mbështetur nga NED. Qëndrimet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autores.

Të fundit