E premte, 17 Maj, 2024

KOALICIONI QEVERISËS: ALTERNATIVA PUNË E KRYER!

Në prag të takimit të Kryeministrit Zoran Zaev me kreun e partisë Alternativa, Afrim Gashi, burime të KDP-së të afërta me të dyja palët, thonë se përfshirja e kësaj të fundit në koalicionin qeverisës – tashmë është punë e kryer!

Partia e Afrim Gashit, sipas burimeve të KDP-së në çdo moment duhet të vetëm të bëjë publike vendimin për përfshirje në koalicionin qeverisës LSDM-BDI. Takimi i pasditës Zaev-Gashi vetëm se duhet të zyrtarizojë modalitetin e angazhimit të Alternativës që në kulaçin qeverisës është për t’u pritur të zë vendet e Besës së Bilall Kasamit. Në fakt, duket se dyshja Zaev-Ahmeti është e interesuar që konsolidimi i radhëve të shumicës parlamentare të bëhet shpejt në mënyrë që sado-kudo të përçohet sinjal tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për të trimëruar Sofjen zyrtare të zhbllokojë sa më parë fillimin e procesit të negociatave të vendit për anëtarësim me të të drejta të plota në familjen evropiane. Kjo duhet të ketë qenë edhe arsye për ‘shkurtimin’ e konsultimeve më të gjera të alternativistëve për një vendim që ashiqare ka për t’u pasuar me tensione shtesë në bllokun opozitar VMRO-DPMNE-Aleanaca-Besa. Në të njëjtën kohë, thonë burime të KDP-së, pritet që opozitari i deridjeshëm rebel, Kastriot Rexhepi, të bëj përçapje të ngritjes së një grupimi të ri parlamentar i cili nën emërtimin ‘EvropaXXI’ do të ishte mbështetje shtesë për koalicionin qeverisës.

KDP

Të fundit