E premte, 17 Maj, 2024

COVID-19: AUSTRIA NGA E HËNA NË IZOLIM TË PLOTË

Disa ditë pasi Austria aplikoi masa kufizuese për personat që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, qeveria vendosi që nga e hëna,me 22 nëntor, vendi të izolohet tërësisht.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, tha të premten se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë, ndërsa nga një shkurti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë. Vendimi pasoi rritjen rekorde të numrit të të infektuarve. Për shtatë ditë me radhë shkalla e infektimit ishte 991 të prekur për 100 mijë banorë. Austria vendosi kufizime të hënë për të gjithë të pavaksinuarit, por infektimet vazhduan të rriten.

Shkalla e vaksinimit në Austri është ndër më të ulëtat në Evropën Perëndimore: ‘Nuk dëshirojmë valën e pestë,’- transmeton KDP deklaratën e kancelarit Schallenberg pas një takimi me guvernatorët e nëntë provincave austriake. Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Holanda vendosi që baret e restorantet të mbyllen në orën 20:00. Masa izoluese kundër personave që nuk janë vaksinuar kanë vendosur tashmë Gjermania, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Të fundit