E premte, 17 Maj, 2024

COVID-19: BILL GATES PARALAJMËRON KTHESË

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është prononcuar sërish lidhur me koronavirusin. Sipas tij, vera e vitit 2022 duhet të jetë verë e kthesës: Do të kemi më pak viktima sesa aktualisht.

Miliarderi amerikan pohon se duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm virusi COVID-19 do të shkaktojë më pak raste fatale sesa gripi i zakonshmëm: ‘Në hovin e imunitetit natyror, imunitetit të arritur me vaksinën kundër koronavirusit dhe falë terapive të reja, shkalla e mortalitetit duhet të ulet në mënyrë drastike,’ – ka deklaruar Gates për ‘Bloomberg’ duke nënvizuar se vera e vitit 2022 duhet të jetë verë e kthesës. Në fakt, ai çmon se çështja e furnizimit me vaksina do të zgjidhet deri në mesin e vitit të ardhshëm. Gjithashtu, kompanitë farmaceutike ‘Merck’ dhe ‘Phizer’ kanë zhvilluar ndërkohë tabletë kundër koronavirusit, ndaj Gates është i mendimit se të gjitha këto ngjarje kanë për të ndikuar që të sëmurët të marrin terapi përkatëse fill pas konstatimit të pranisë së koronavirusit: ‘Kështu që, ndërmjet imunitetit natyror, imunitetit përmes vaksinës dhe këtyre tabletave, mund të shtojmë numrin e antitrupthave që deri tash nuk ia dolëm, kurse shkalla e mortalitetit deri në verën e vitit të ardhshëm do të ulet nën nivelin e mortalitetit të shkaktuar nga gripi sezonal. Atëherë edhe aktivitetet ekonomike do të duhet të rikthehen në kapacitet të plotë,’ – transmeton KDP deklaratën e Bill Gates, themeluesit të Microsoftit, për ‘Bloomberg’.

Aktualisht, sipas të dhënave të fundit, mbi 5.1 milion njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve nga kjo sëmundje vdekjeprurëse është mbi 258 milionë.

KDP

Të fundit