E premte, 17 Maj, 2024

“PINI DUHON, POR S’KENI SHUMICË PARLAMENTARE”

Zyrtari i lartë i Partisë Alternativa, Zeqirja Ibrahimi, i ka dërguar porosi BDI se shumica parlamentare nuk bëhet duke “pi duhon”, përcjell KDP. 

“Këta që mendojnë se shumica bëhet “t’u pi duhon” a e dinë se Kuvendi me 60 deputetë nuk funksionon?”, ka shkruar ai në Facebook.

“Apo, mos kanë ndonjë zgjidhje “€uroatlantike” të “vetëkidnapimit” të ndonjë deputeti për ta shpëtuar “vëndin” nga rreziqet ruso-kineze?”

Shprehja “pi duhon” u bë e njohur pas publikimit në Facebook të një fotoje nga lideri i BDI, Ali Ahmeti, ku shihet duke pirë duhan, që simbolizon një pushim pas kapërcimit të krizës politike.

Të fundit