E premte, 17 Maj, 2024

KASTRIOT REXHEPI: A DUHET TË MË KËRCËNOJË DIKUSH QË TË JEM PËR NATO DHE BE?

Deputeti i BESËs që pamundësoi rënien e qeverisë, Kastriot Rexhepi, mohoi se është rrëmbyer, kërcënuar apo shantazhuar që të mos marrë pjesë në seancën parlamentare kur duhej të votohej votëbesimi i qeverisë, raporton KDP.

“Jam i qetë me veten dhe ndërgjegjen. Me vetëdëshërë u strehova që të parandalojë devijimin e rrugës euroatlantike. Është vështirë të veprosh kundër vendimit të partisë, por kur partnerët euroatlantikë të sugjerojnë atëherë nuk kam dyshim në këtë”, tha ai.

Ai mohoi se dikush e ka kërcënuar, duke pyetur: “A duhet të të kërcënojë dikush që të jesh pro NATO dhe pro BE”.

Rexhepi tha se nuk është për zgjedhjet e parakohshme.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se ende është pjesë e BESËs.

Mospraninë e arsyetoi me rrezikun që të përsëritet 27 prilli, kur u sulmuan deputetë.

Lidhur me akuzat se ka marrë para për këtë vendim, Rexhepi tha:”Çdokush e din se veprimi i shpejtuar i BESËs ka qenë në kundërshtim me bindjet e mia. Betohem në Zot se vendimin tim e kam marrë sipas bindjeve të mia”.

Të fundit