E shtunë, 18 Maj, 2024

ASH: SOT U DELEGJITIMUA RREGJIMI HIBRID LSDM-BDI

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me kumtesë pas dështimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë.

“Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi!”

“Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze.”

“Sot u konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që thirret në BE me mekanizma antievropiane.”

“Ky regjim sot dëshmoi se në çfarë mënyre qëndron në pushtet; me presione, kërcënime e shantazhe!”

“Por, ky regjim nuk do të mbijetojë përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë!”, thuhet në kumtesë.

 

 

Të fundit