E shtunë, 18 Maj, 2024

GRUBI: SHUMICA DO TË RRITET, VAZHDON RRUGA EVROPIANE E MAQEDONISË SË VERIUT

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha të enjten para mesnatës se “të gjithë ata që mbështesin Maqedoninë e integruar në BE, mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, Prespës, Fqinjësisë së Mirë janë të mirëseardhur në këtë shumicë dhe do ta shihni vetëm se do të rritet”.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë sonte sepse fitoi Maqedonia euroatlantike”, tha Grubi.

Sot, theksoi ai, “qytetarët janë të qetë sepse orientimi ynë drejt integrimit në BE mbetet i garantuar nga kjo shumicë parlamentare, nga kjo Qeveri”.

“Në tre vitet e ardhshme kjo qeveri do të punojë në projektet e planifikuara”, tha Grubi.

 

Të fundit