E hënë, 20 Maj, 2024

QEVERIA GJERMANE DO TË DËMSHPËRBLEJË TË GJITHË TË GODITURIT NGA PËRMBYTJET

Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermani. 

Sipas DW, një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente. Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.

Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.

Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”

Deutschland, Bad Neuenahr | Überflutungen in NRW und Rheinland-Pfalz
Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ka shkaktuar shiu dhe përmbytja. Detajet e para janë marramendëse.

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.

Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon.

Të fundit