E hënë, 20 Maj, 2024

RAPORTIMI ETIK DHE PLAGJIATURA

Kur flasim për objektivitet, gazetarët nënkuptojnë që raportimi i lajmeve të jetë i çliruar nga opinionet dhe mos të jetë i tëhujazuar në ndjenjat e reporterit, të përmbajë fakte dhe që rrëfimi të bëhet nga një vëzhgues i paanshëm dhe i pavarur. Tregimet janë objektive në rastet kur mund të verifikohen. Prania e një strukture etike tregon se gazetaria  nuk toleron sjellje joprofesionale ose joetike dhe  lejon të prodhohen  regjistra të raporteve të kaluara për ta demonstruar të vëretën.

Shkruan Enis Shaqiri

Në shumicën e rasteve shtypi na jep një përshtypje se është më tepër i interesuar për sensacione, se sa për të vërtetat. Dhe përshkrimi më i saktë që mund t`i bëhet një gazetarie të pandershme dhe të paekulibruar është ta quash të dështuar në objektivitet. Por, ndonjëherë mungesa e ekulibirit dhe e ndershmërisë mund të jetë e pavetëdijshme. Të shkruarit për aq sa është proces i përdorimit të ndergjegjshëm, të një discipline intelektuale është edhe proces i të pandërgjegjshmes dhe kjo e bën të pamundur evitimin e ndjenjave tek raporterët apo edhe te gazetarët.

Kur flasim për objektivitet, gazetarët nënkuptojnë që tregimi i lajmeve të jetë i çliruar nga opinionet dhe mos të jetë i tëhujazuar në ndjenjat e reporterit, të përmbajë fakte dhe që rrëfimi të bëhet nga një vëzhgues i paanshëm dhe i pavarur. Tregimet janë objektive në rastet kur mund të verifikohen.
Prania e një strukture etike tregon se gazetaria  nuk toleron sjellje joprofesionale ose joetike dhe  lejon të prodhohen  regjistra të raporteve të kaluara për ta demonstruar të vëretën.
Në fushatën presidenciale ‘Bush – Dukakis’ reporterët shpesh pyeteshin se përse nuk pranonin të shkruanin për thashethemet që fliteshin në lidhje me mardhëniet e Bush-it me njërën nga pjestaret e ekipit të tij. Por, përgjigjja e tyre ishte se ata nuk kishin asgjë të dokumentuar për këtë. Megjithatë, ngjarja e pa dritën e botimit, në një formë tepër të tërthortë, që tregoi se shtypi mund të botojë edhe thashetheme, pa marrë asnjë përgjegjësi.
S’ka dyshim që shtylla e gazetarisë, është raportimi i fakteve të verifikueshme, por nga ana tjetër ekziston edhe plagjiatura “plagiarius” që do të thotë kidnapim. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kidnapim të një personi, por me vjedhje të idesë apo shkrimit që është “përvetësimi i gabuar” ose “vjedhje dhe publikim” i “gjuhës, mendimeve, ideve ose shprehjeve” të një autori tjetër dhe përfaqësimi i tyre si vepra origjinale.

Mendimet dhe fjalët e njerëzve cilësohen si pronë personale, prandaj plagjiatura konsiderohet si krim i rëndë akademik. Plagjiatura konsiderohet pandershmëri akademike dhe një shkelje e etikës së madhe gazetareske . “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxojnë të përdoren pa miratimin e burimit ose të autorit”, thuhet në kodin etik. Prandaj nëse një thashethem publikohet në kohën e duhur, pa pasur asgjë të dokumentuar apo në një fare forme të verifikuar dihet që informacioni do të kidnapohet sa hap e mbyll sytë dhe kështu infromacioni do të hapërdahet dhe do marr konotacion  krrejtësisht të gabuar.
Në librin e famshëm të gazetarisë “Por ne kemi lindur të lirë”, autori Davis thekson se “ gazeta e mirë, stacioni i mirë i lajmeve, duhet të ecë si një tel midis dy humnerave të mëdha, ku në njërën anë qëndron objketiviteti i rremë, që e vlerëson gjithçka nga vlerat sipërfaqësore, duke lënë publikun në mëshirën e mashtrimeve të sharlatanëve më të rafinuar dhe, nga ana tjetër, raportimi ‘interpretues’, që nuk arrin të vëndos kufirin midis objketives dhe subjektives, midis një fakti të besueshëm dhe të arsyeshëm dhe asaj që vetë reporteri apo redaktori  do të dëshironte të ishte fakt’’.
Në konventën e shefave të lajmeve Radio Televizive në vitin 1958, Edward Murrow theksonte mbi pushtetin e TV-së dhe raportimit në të se “ ky lloj instrumenti mund të të mësojë, mund të ndriçojë, madje edhe mund të frymëzojë. Por masa në të cilën mund ta bëjë një gjë të tillë varet  kryesisht nga predispozita e njerëzve për të bërë gjëra të mira”. Përndryshe radioja dhe televizioni s`janë gjë tjetër veçse llamba me tela. Natyrisht ne kemi përpara një betejë të madhe dhe vendimtare kundër injorancës, intolerancës dhe indifferences. Dhe kjo armë që quhet televizion mund të jetë shumë e dobishme.

Të fundit