E premte, 17 Maj, 2024

MINISTRIA E KULTURËS MIRATON REKOMANDIMET E UNESCO-s PËR MBROJTJEN E OHRIT SI VLERË KULTURORE BOTËRORE

Ministria e Kulturës ka miratuar të gjitha rekomandimet e UNESCO-s që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Ohrit dhe mbetjen e këtij vendi si vlerë e trashëgimisë kulturore.

“Komisioni Kombëtar për UNESCO shqyrtoi dhe dha mendimin mbi raportin për progresin e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit për vitin 2020”, njofton Ministria e Kulturës, përcjell KDP. Në seancën e dytë  të Komisionit Kombëtar për UNESCO, e mbajtur të hënën pasdite kanë miratuar mendim drejtuar qeverisë që ka të bëjë me zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e Ohrit si vlerë kulturore.

“Anëtarët e Komisionit Kombëtar miratuan mendim drejtuar Qeverisë duke deklaruar se Projekt Raporti synon të nxjerrë në pah përpjekjet e Republikës së Maqedonisë Veriore e cila ka intesifikuar ndjeshëm aktivitetet e saj për zbatimin e Vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (43 COM 7B.36). 36) nga sesioni i mbajtur në Baku, Azerbajxhan (2019) dhe përmbushja e rekomandimeve të Misionit Monitorues Reaktiv të UNESCO-s dhe organeve këshilluese ICOMOS dhe IUCN të realizuara në vitin 2017.”

Mbledhja online e anëtarëve të Komisionit Kombëtar për UNESCO ku u soll vendimi

Duke pasur parasysh që Republika e Maqedonisë Veriore mbetet e vendosur në ruajtjen e statusit botëror të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, Komisioni Kombëtar për UNESCO i Republikës së Maqedonisë Veriore njoftohet të ketë shqyrtuar më detajisht përmbajtjen dhe procedurën e Projekt-raportit mbi situatën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili pasqyron situatën dhe propozon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore ta rishqyrtoj dhe miratojë atë.

“Duke pasur parasysh faktin se Projekt Raporti është një dokument zyrtar i shtetit, i përgatitur në bazë të informacioneve që pasqyrojnë situatën komplekse më të mirë, përmes procedurës qeveritare organet përkatëse, institucionet dhe vetëqeverisja lokale do të kenë mundësinë të japin mendim mbi të, para miratimit zyrtar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me anë të së cilës Komisioni Kombëtar për UNESCO të Republikës së Maqedonisë Veriore ta paraqesë atë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.”

Siç njoftohet, për shkak të transparencës dhe njohjes të publikut të gjerë, raporti mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe progresin në zbatimin e rekomandimeve të Vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore pasi të jetë dërguar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Kulturës.

Ndryshe, organi kulturor i OKB, UNESCO, ka paralajmëruar se do të riklasifikojë qytetin buzë liqenit të Ohrit si “të rrezikuar”- duke thënë se autoritetet kishin ndërmarrë veprime të pamjaftueshme që kur lëshoi paralajmërimin e saj të parë një vit e gjysmë më parë.

Në njoftimin e UNESCO-s thuhej se Maqedonia e Veriut ka bërë pak për të rregulluar çështjet gjatë një viti e gjysmë, që kur UNESCO kërcënoi për herë të parë se do të riklasifikonte qytetin buzë liqenit të Ohrit si një “vend të trashëgimisë së rrezikuar”, kryesisht duke përmendur probleme të vazhdueshme me urbanizimin jolegal.

Drafti i riklasifikimit, i bazuar në inspektimet e bëra në terren, vëren një sërë problemesh të vjetra që nuk adresohen, por edhe disa kërcënime të reja për qytetin historik – një nga 28 vendet në të gjithë botën që UNESCO ka emëruar si vend të trashëgimisë botërore në të dy kategoritë e kulturës dhe natyrës.

Që nga ardhja e Irena Stefoskës në krye të Ministrisë së Kulturës, ky institucion ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për t’i zbatuar rekomandimet dhe për ta shpëtuar statusin e Ohrit si trashëgimi botërore. Së pari formoi Komisionin Kombëtar që pas një kohe të shkurtë të miratojë edhe mendimin që i është dërguar qeverisë. Në rast se miratohet, zona e mbrojtur e Ohrit do të duhet të pastrohet nga ndërtimet jolegale kurse pushteti lokal do të duhet të rishqyrtojë të gjitha lejet e ndërtimit në këtë pjesë të komunës.

 

Të fundit