E martë, 21 Maj, 2024

Isa Mustafa: Karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shpjeguar situatën aktuale brenda partisë që drejton. Ai ka folur edhe për Vjosa Osmani e cila edhe pse nënkryetare e këtij subjekti politik, nuk pajtohet për koalicionin me AAK-në dhe Nismën. Megjithatë Mustafa tha se me nënkryetaren e LDK-së, nuk ka komunikuar gjatë kësaj kohe.

Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E konsideroj si një përgjegjësi, si një obligim që edhe zonja Osmani edhe gjithë të tjerët e kanë ndaj LDK’së që do ta përkrahin LDK’në dhe do të luftojnë për LDK’në. Në asnjë moment nuk duhet të sillen mbi parime ose mbi çështjet të cilat individualisht i vlerësojnë vetë sepse kur hyn në një organizatë atëherë duhet ta ndash fatin e organizatës, jo vetëm fatin tënd”, – tha Mustafa për RTK’në.

Kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin. Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës. Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme.

“Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarët, linçime nga më të ndryshmet etj”, – tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.

Të fundit