E enjte, 2 Maj, 2024

INFOGRAFIKË / SHBA, MB, ZVICRA: SHTETET ME UNIVERSITETE CILËSORE JANË MË TË ZHVILLUARA

Njëzet universitetet më të mira në botë vijnë nga tre shtete: SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, tregon analiza e KDP duke u bazuar në Listën e Shangait.

Autor: Lorik Idrizi

Universitetet nga shtetet e Ballkanit, në përjashtim të Kroacisë dhe Serbisë, nuk figurojnë fare në Listën e Shangait. Për të kompletuar këtë infografikë, kemi përdorur të dhënat e 2020 të agjencisë WeboMetrics.

Klasifikimi i Shangait merr parasysh kritere konkrete, si; numri i çmimeve Nobel dhe medaljet Fields mes studentëve të diplomuar dhe profesorëve, numrin e studiuesve më të cituar në disiplinat e tyre apo numrin e publikimeve në revistat “Science” dhe “Nature”, numri i punimeve shkencore nga profesorët e angazhuar të publikuara në revista me impakt faktor të lartë etj.

Nga ana tjetër, WeboMetrics merr si indikator numrin e punimeve shkencore të shpërndara e të cituara në faqe tjera të Internetit, ndikimi i faqes së internetit të universitetit, numri i punimeve shkencore të cituara etj,

 

Të fundit