E hënë, 20 Maj, 2024

INAUGURIMI I PRESIDENTIT TË RI, MË SË VONI MË 12 MAJ

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur edhe i skadon mandati Pendarovskit.

Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur edhe i skadon mandati Pendarovskit. Më së voni më 12 maj duhet të thirret seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur, Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo duhet të bëjë një deklaratë solemne para deputetëve nga përbërja e vjetër, pas së cilës i skadon mandati i presidentit aktual, Stevo Pendarovski. Mandati i përbërjes së re parlamentare që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare nis të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit. Sipas dispozitave të Kushtetutës, kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë jo më vonë se 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme. Nëse nuk caktohet seanca konstituive brenda afatit të caktuar, deputetët mblidhen vetë për ta mbledhur Kuvendin në ditën e njëzetenjëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Të fundit