E enjte, 9 Maj, 2024

PSE BDI KA TE DREJTE TE NDIHET FITIMTARE

Shkruan: Fatjona Mejdini

Për zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut dhe pse BDI ka të drejtë të ndihet fitimtare:

Raundi i parë i zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut solli fitues të qartë, VMRO-në si parti e maqedonasve etnike dhe BDI-në ne radhët e shqiptarëve. BDI ndonëse konsumit të jashtezakonshem nga pothuajse 20 vite në pushtet, të metave dhe në shumë raste keqqeverisjes është legjitime të ndihet sot fitimtare për arsyet e mëposhtme:
– Kandidati i saj për President Bujar Osmani mori 121.088 vota, ose (13.37%) të votave ne total. Jo vetëm që ai mori 38 mijë vota më shumë nga kandidati i koalicionit opozitar shqiptar, Arben Taravari, por edhe më pak se 60 mijë nga kandidati i partisë maqedonase LSMD, Presidenti aktual Stevo Pendarovski. Ky rezultat konsiderohet i rëndësishëm, që e vendos BDI-në në rendin e një partie me peshë brenda skenës politike maqedonase.
– BDI, pavaresisht se është një parti e një etnie jo kryesore ne Maqedoninë e Veriut, arriti të formojë një koalicion të gjerë parazgjedhor me minoritet e tjera të vendit. Turqit, romët, boshnjakët u bashkuan në një koaliconit te udhëhequr nga BDI nën emrin “Fronti Europian”, i cili në mënyrë të qartë dha mesazhin se ky vend nuk mund të shkëputet nga kursi evropian dhe se çdo rrugë tjetër do te kishte dëme madhore. Po keshtu arriti të bënte paqe me dy element me peshë elektorale brenda kampit shqiptare si Menduh Thaçi e Ziadin Sela, të cilet ne zgjedhjet e shkuara i kishte pasur përballë.
– Arriti te neutralizonte ndikimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mes shqiptareve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç kishte bërë me perpjekjet per ndikim turk një dekade me parë. Kurti direkt dhe jo direkt u investua fuqishëm në koalicionin opozitar shqiptar “Vlen”,  të udhehequr nga Taravari, përpjekje këto për influencë që nuk rezultuan të suksesshme.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe sigurisht zgjedhjet parlamentare të 8 majit pritet te çimentojnë pozicionin e BDI-së, por në të njëjtën kohë të sjellin dhe dilema të reja në lidhje me vendin e kesaj partie në skenën politike maqedonase.

Të fundit