E premte, 10 Maj, 2024

RMV ZË VENDIN E KATËRT NË BOTË PËR KËRKESA PËR AZIL NË BE

Bazuar në të dhënat zyrtare të Eurostatit, Maqedonia e Veriut ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve viteve të fundit në krahasim me popullsinë e saj, duke u renditur në vendin e katërt në botë, menjëherë pas Shqipërisë, kurse Kosova u rendit e 12-ta në botë. Sipas raportit të Eurostatit për vitin 2023, aplikimet për azil arritën në një rekord të ri, duke shkuar deri në 6760. Megjithatë, të dhënat gjithashtu zbulojnë se, në krahasim me popullsinë përkatëse, Maqedonia e Veriut mbetet e katërta në botë edhe për numrin e aplikimeve për azil, transmeton KDP.MK.

Vendin e parë e mban Siria, si një vend që vuan prej vitesh pasojat e luftës civile. Ky vend kishte 874 kërkesa për 100 mijë banorë në vendet e BE-së në vitin 2023.

Në vendin e dytë renditet Gjeorgjia, e cila kishte 668 kërkesa për azil në BE për 100 mijë banorë. Pothuajse gjysma e aplikimeve ishin për në Gjermani, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Kosova u rendit e 12-ta në botë, me 162 aplikime për 100 mijë banorë. Kërkesat për azil pritet të rriten ndjeshëm këtë vit, pas heqjes së vizave me vendet e BE-së.

Në Shqipëri, të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca mbetet vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, ose 38% e totalit në 2023. Gjermania është në vendin e dytë, me 2225 kërkesa ose 24% të totalit.

 

 

Të fundit