E shtunë, 18 Maj, 2024

PËRPLASJE NË QEVERI, SHFUQIZIMI I URDHRAVE TË “NJËANSHËM”

Ligji është i qartë, duhet të ketë nënshkrim të lidhur, ka theksuar kryeministri Talat Xhaferi lidhur me vendimin e qeverisë për anulimin e pesë urdhrave të ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski. Paraprakisht ndaj këtij vendimi ka reaguar ministri Toshkovski, i cili  e ka quajtur skandaloz dhe në kundërshtim me ligjet.

KDP

Formalisht, ka theksuar Xhaferi, nëse nuk ka nënshkrim të lidhur, anulohen, pas procedurës, kur të konfirmohet diçka tjetër, ndërmerren  hapat  e duhur dhe veprime sipas procedurës.

Paraprakisht ndaj vendimit të Qeverisë për shfuqizimin e pesë urdhrave të MPB-së, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili këtë vendim e ka quajtur skandaloz dhe në kundërshtim me ligjet.

Përmes një postimi në Facebook, Toshkovski ka theksuar se njëri nga urdhërat e shfuqizuara ka të bëjë me dërgimin e një punonjësi të MPB-së për të kryer detyra në shërbimet administrative në Novo Sellë, ku sipas tij, ekziston deficit në pjesën e dhënies së dokumenteve personale.

“Katër urdhërat tjerë kanë të bëjnë me këshilltarët e kabinetit tim, të cilëve u jepn detyra konkrete veprimi, kurse me shfuqizimin e tyre ndikohet në punën e MPB-së, e cila gjatë periudhës së ardhshme duhet të jetë garantuese për zbatimine procesit të qetë dhe demokratik zgjedhor”, ka theksuar Toshkovski.

Qeveria dje ka njoftuar se si organ i shkallës së dytë dytësor ka shpallur të pavlefshëm pesë urdhra për zhvendosje dhe vendosje të personelit në sektorët rajonalë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në Byronë për Siguri Publike, të lëshuara nga Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sepse janë nënshkruar në mënyrë të njëanshme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, aktet janë shpallur të pavlefshme pas sugjerimit të zëvendësministrit shtesë të Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliyev, se me nënshkrim të njëanshëm, vetëm nga ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski, pesë urdhra për u miratuan rishpërndarjet e personelit.

“Sipas Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësi shtesë i ministrit të Punëve të Brendshme, së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin, shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet – përndryshe ai nuk prodhon veprime juridike”, kanë theksuar nga Qeveria.

 

 

Të fundit