E mërkurë, 15 Maj, 2024

KUSARI: PE MIRATOJ DIREKTIVËN QË MBRON GAZETARËT KUNDËR PADIVE SLAPP

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se Parlamenti Evropian e ka miratuar direktivën që mbron gazetarët kundër padive SLAPP. Ajo ka shkruar se kjo është një arritje historike.

Gazetarët, mediat dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësitë e këqinjë me qëllim të frikësimit dhe dekurajimit të tyre. Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Europian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë”, ka shkruar Kusari.

Postimi:

Çka janë Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP)

Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) janë padi ligjore të ndërmarra me qëllim shfrytëzimin e sistemit ligjor për të ndëshkuar, ndaluar ose ndërprerë pjesëmarrjen e individëve në çështje të përbashkëta publike. Këto padi janë shpesh të ndërmarra nga persona apo organizatat që janë objekt i kritikave, protestave, raportimeve të gazetarëve, apo nga individë që marrin pjesë në fushata të ndryshme sociale, ambientale apo politike, duke shfrytëzuar sistemin ligjor për të dëmtuar financiarisht dhe emocionalisht personat apo organizatat që marrin pjesë në debatet publike, shprehen opinionet e tyre, ose ndjekin aktivitete të tjera legjitime të pjesëmarrjes publike.

Karakteristika kryesore e (SLAPP) është se ato janë të ndërmarra me qëllim të shmangies së një debati publik apo të ndërprerjes së aktiviteteve legjitime të pjesëmarrjes së qytetarëve në çështje publike.

Në shumicën e vendeve, ka ligje që kanë si qëllim të mbrojnë nga abuzimi i “SLAPP”. Këto ligje janë projektuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjes publike. Në disa raste, personat që janë objekt i një SLAPP kanë mundësi të paraqesin kundërpaditë ose të kërkojnë shpërblime për dëmet që mund të kenë pësuar nga ky lloj padie. 

Të fundit