E hënë, 29 Prill, 2024

SË PARI ERDHËN PËR KOLUMNISTËT

Kur Prokuroria e Lartë e Shtetit ngriti kundër meje procedurën për kundërvajtje për çka më kanosen deri në dy muaj burg, e dija se njerëzit do ta kuptonin se për çfarë bëhej fjalë. Dhe ata vërtet e kuptuan. Dhe, qartazi e zëshëm e dënuan një veprim të tillë të prokurorisë. Prandaj u jam mirënjohës të gjithëve që iu bashkuan debatit për rastin tim. Ajo që nuk e prisja ishte vendimi i kryetares së Gjykatës për Kundërvajtje, Nada Bjekoviq, për të refuzuar kërkesën e 16 OJQ-ve që për nevojat e rastit tim të mundësohet një hapësirë ​​më e madhe për gjykimin, me qëllim që publiku i interesuar të mund të asistojë

Shkruan: Boban Batriqeviq*

Më 22 janar, në ora 09:00, në Gjykatën për Kundërvajtje do të organizohet gjykimi, në të cilin do të marr pjesë në cilësinë e të pandehurit. Siç dihet tashmë, më bëhet gjyq për shkak të kolumnës së botuar në portalin Antena M, në të cilën kam kritikuar festimin e kriminelëve të luftës Drazha Mihailoviq dhe Pavle Gjurishiq, si dhe disa mesazhe shqetësuese nga peshkopët e Kishës së Serbisë në Mal të Z, Joanikije Miqoviqit dhe Metodije Ostojiqit.

Nuk ka dyshim se i gjithë ky proces është i montuar dhe ka vetëm një qëllim – të heshtë kritikën për klerikalizimin e shoqërisë malazeze. E kam theksuar disa herë – ky nuk është proces kundër meje personalisht, thjesht unë kam kam ardhur në rend – ky është një proces paralajmërimi për gjithë brezin e aktivistëve malazezë që nuk pranojnë ta kthejnë shtetin e tyre në një teokraci që drejtohet nga Beogradi. Dhe pikë.

Kur Prokuroria e Lartë e Shtetit ngriti kundër meje procedurën për kundërvajtje për çka më kanosen deri në dy muaj burg, e dija se njerëzit do ta kuptonin se për çfarë bëhej fjalë. Dhe ata vërtet e kuptuan. Dhe, qartazi e zëshëm e dënuan një veprim të tillë të prokurorisë. Prandaj u jam mirënjohës të gjithëve që iu bashkuan debatit për rastin tim. Ajo që nuk e prisja ishte vendimi i kryetares së Gjykatës për Kundërvajtje, Nada Bjekoviq, për të refuzuar kërkesën e 16 OJQ-ve që për nevojat e rastit tim të mundësohet një hapësirë ​​më e madhe për gjykimin, me qëllim që publiku i interesuar të mund të asistojë.

Jo që nga gjykimi  të bëhet një cirkusiadë , siç u bë kjo në rastet e disa përfaqësuesve aktualë të pushtetit ose kishës, kur dolën para organeve të drejtësisë, por për shkak të specificitetit të çështjes – nuk ndodh shpesh që jpër shkak të një kolumne t’ju kanosen me burg.

Zonja Bjekoviq nuk tregoi as vullnetin më të vogël për të plotësuar kërkesën, edhe pse mund ta bënte këtë duke shfrytëzuar përvojat e gjykatave nga epoka e pandemisë së koronavirusit, kur gjykimet organizoheshin në hapësira të mëdha. Por le t’i shërbejë kjo për nder zonjës Bjekoviq. Në dosjen e saj historike, do të shënohet se pati mundësinë të tregojë transparencë – por se këtë e refuzoi me vullnetin e vet, me mesazhin shpresëdhënës  për dërguesit e kërkesës se si nuk dëshiron t’i karakterizojë veprimet e tyre si ndërhyrje në punën e gjykatës.

Prandaj të gjithë miqve të mi, atyre që ndjejnë padrejtësi, si dhe publikut tjetër të interesuar, nuk kam asgjë për t’ju thënë  përveç kësaj – meqenëse në Gjykatën për Kundërvajtje, për shkak të vendimit të gjykatëses Bjekoviq, nuk ka vend për ju, unë ju ftoj të jemi para ndërtesës së kësaj gjykate – më 22 janar në orën 9 të mëngjesit.

Pafshim!

*Autori është historian dhe një ndër kundërshtarët e zëshëm të politikës së Beogradit zyrtar dhe Kishës Ortodokse Serbe ndaj Malit të Zi. Kolumna është marrë nga: pobjeda.me/ Përktheu: kdp.mk

 

Të fundit