E martë, 21 Maj, 2024

JA SA POSTE I KA OFRUAR KOVAÇEVSKI MICKOVSKIT

Kam besuar se duhet të ofrohet një bashkim i gjerë i skenës politike sepse procesi i integrimeve evropiane është i gjerë për të gjithë qytetarët, tha kryeministri DImitar Kovaçevski në emisionin “360 gradë”, përcjell KDP.

“Për këtë arsye i kam ofruar VMRO-DPMNE-së që të jetë pjesë e Qeverisë – ta hapim Kushtetutën me dy të tretat, VMRO-DPMNE-ja të hyjë në qeveri dhe 50 për qind të posteve ministrore që i ka LSDM-ja, t’ia dorëzojë VMRO-DPMNE-së. Mendoj se kjo është më e drejta, më vëllazërore, gjysmë e gjysmë, që populli ta shohë se është një qëllim i sinqertë”, thotë kryeministri.

Kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, mbetet i mendimit se takimi me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka qenë i domosdoshëm, i suksesshëm dhe ka sjellë rezultate të mira.

Kovaçevski ka përsëritur disa herë se VMRO-DPMNE ka ndryshuar qëndrim për ndryshimet kushtetuese, por edhe se janë pranuar të gjitha kërkesat e tyre. Prandaj, thotë kryeministri, LSDM-ja në pushtet vëllazërisht ia lëshon opozitës pesë pozita ministrore.

“Të gjithë kemi mundur të sigurohemi që pas takimit, në një deklaratë të dhënë për media, VMRO-DPMNE të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të mbështesë ndryshimet kushtetuese që nënkuptojnë përfshirjen e pjesëve të popujve në Preambulën e Kushtetutës sonë, duke përfshirë pjesë të popullit bullgar. Dhe ky është ndryshim i qëndrimit që ka pasur VMRO-DPMNE. Së dyti, duke parë diskursin e VMRO-DPMNE-së, kuptova se ata duan të jenë pjesë e qeverisë, pjesë e procesit dhe mendova se duhet të ofrohet një bashkim i gjerë i skenës politike sepse procesi i integrimeve evropiane është i gjerë për të gjithë qytetarët dhe prandaj ofrova që VMRO-DPMNE të jetë pjesë e Qeverisë – fillimisht ta hapim Kushtetutën me dy të tretat, VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri” tha kryeministri.

Kryeministri beson se këto vendime do t’i mundësojnë vendit të vazhdojë rrugën evropiane.

“Ata (të ashtuquajturat VMRO-DPMNE) kanë ndryshuar qëndrim dhe duke pasur parasysh që procedura e lejon, ndryshimet kushtetuese që do të bëhen do të vlejnë nga momenti i mbajtjes së seancës së dytë ndërqeveritare”, tha Kovaçevski.

Të pyetur për dallimet në qëndrimet mes VMRO-DPMNE-së, nga e cila kërkojnë që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi me vonesë – që nga pranimi i vendit në BE, dhe BDI-së – nga e cila thonë se janë të gatshme të mos jenë pjesë e Qeveria pasi të votohen dhe hynë në fuqi amendamentet kushtetuese, kryeministri u përgjigj se dallimin më të madh e sheh në ndryshimin e retorikës në VMRO-DPMNE për “bullgarizimin”.

“Së pari, dallimi më i madh ishte, që nuk ekziston më, akuza dhe retorika e VMRO-DPMNE-së se bullgarizimi, asimilimi, se identiteti e kështu me radhë i popullit maqedonas po cenohet me përfshirjen e pjesëve të popullit bullgar në Preambulën e Kushtetutës sonë. Për një vit të tërë, që nga fillimi i miratimit të propozimit francez, kjo ishte retorika, saqë pas takimit të liderëve, të gjithë u bindën se ky qëndrim tashmë kishte ndryshuar, gjë që u shpreh publikisht dhe sërish në një intervistë televizive të kryetarit të VMRO-DPMNE-së”, tha Kovaçevski.

Të fundit