E martë, 30 Prill, 2024

RADOVANOVIQ:  NË KOSOVË VEPROJNË NJERËZ TË VUÇIQIT DHE MERCENARË RUSË

Rade Radovanoviq, publicist dhe shkrimtari  njohur nga Beogradi, autor i romanit “Qeshja nën trekëmbëshit e varjes”, që flet për qëndrimin e politikës serbe ndaj Kosovës në kohën e Milosheviqit, në një deklaratë për kdp.mk, thotë se aktualisht në trazirat në Veri të Kosovës janë të implikuar njerëz të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe “mercenarë rusë të koordinuar nga agjentë rusë në terren”

“Për shkak të protestave masive të qytetarëve, të udhëhequra nga opozita serbe proevropiane, si dhe për shkak të kërkesave që rrezikojnë pushtetin e tij diktatorial, Aleksandar Vuçiq i ka “shtyrë” serbët në veri të Kosovës në konflikt me policinë kosovare dhe KFOR-in. Në këto konflikte të rrezikshme, prijnë kriminelët e Vuçiqit nga Lista Serbe dhe mercenarët rusë të cilët koordinohen nga agjentë rusë në terren,” – ka thënë Radovanoviq për kdp.mk.

Të fundit