E premte, 17 Maj, 2024

PRESIDENTI I KROACISË: SERBIA TA PRANOJË KOSOVËN

Në një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosdovës, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se  Serbia duhet të pranojë patjetër se Kosova është e pavarur:

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë patjetër se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, këtë nuk po e pranojnë edhe disa anëtarë të Bashkimit Evropian, për shkak se frikësohen nga precedentët  të cilat eventualisht në ndonjë moment krize mund të aplikohen në shtetet e tyre dhe atyre t’u merret diçka, sikurse edhe ata po shohin se Serbisë i është marrë Kosova. Ne e kemi njohur Kosovën dhe çdo tentim që para kësaj të mbyllen sytë dhe të përsëritet se Kosova është Serbi, nuk është vëlla, ka mbaruar kjo,”- citon kdp.mk televizioni kombëtar kroat HRT që i referohet deklaratës së presidentit Milanoviq. Ai, po ashtu, ka rikujtuar se në samitin e NATO-s, vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që bëri thirrje që vendet evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin Kosovën.

Aktualisht, në Kosovë, në kuadrin e KFOR-it, ndodhet edhe një kontingjent i ushtarëve kroatë të cilët janë sistemuar në qytetin e Pejës.

Të fundit