E shtunë, 27 Prill, 2024

BILANCI I PUSHTIMIT RUS TË UKRAINËS: 354.000 TË VRARË E TË PLAGOSUR

Deri tani, gjatë pushtimit rus të Ukrainës, janë vrarë ose plagosur 354.000 ushtarë rusë dhe ukrainas. Kjo thuhet në një varg dokumentesh të inteligjencës amerikane që kohët e fundit janë paraqitur në internet.

Në dokumente thuhet se  janë vrarë 15.500 deri në 17.500 ushtarë ukrainas,  ndërsa midis 109.000 dhe 113.500  janë plagosur në aksione luftarake, – përcjell kdp.mk njoftimin e agjencisë Reuters.

Në të njëjtën kohë, besohet se Rusia ka humbur midis 35.500 dhe 43.000 ushtarë, ndërkohë që bilanci i të plagosurve rusë është midis 154.000 dhe 180.000 ushtarë.

Këto shifra janë dukshëm në shpërputhje me ato të publikuara nga Rusia dhe Ukraina. Gjithashtu, raportohet se të dyja palët kanë regjistruar dëme të mëdha materiale nga sfera e armatimit.

Të fundit