E premte, 26 Prill, 2024

“DAUTI TransportShped” BLEN NJË KOMPANI NË KROACI

Kompania “Dauti-TransportShped”-Shkup, ka blerë kompaninë  me veprimtari të transportit ndërkombëtarë “The Jag Corporation” DOO, me seli në  Varazhdin të Kroacisë, njofton kompania, përcjell KDP.

“Dauti-TransportShped” kohë më parë aktivitetin e saj në sferën e transportit ndërkombëtar e zgjeroi në vendet ballkanike në Shqipëri, ku nga atje funksionon dhe e zhvillon veprimtarinë.

“Qëllimi i blerjes së kompanisë është që të jemi dominant edhe në tregun e Bashkimit Evropian, ku Bordi i Aksionarëve vendosi që ta blejë kompaninë “The Jag Corporation” DOO, me seli në  Varazhdin të Kroacisë”, thonë nga kompania.

“Dauti-TransportShped” është kompani e specializuar për transport ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve në komunikacionin rrugor.

I lindur para 30 viteve në fshatin Bojanë, “Dauti-Komerc”, sot është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në 4 shtete të Ballkanit, me mbi 800 të punësuar, me furnizues nga 82 shtete të Botës dhe në mesin e 50 kompanive më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut.

“Dauti-Komerc” sot disponon me qendra të sofistikuara të distribuimit në Saraj të Shkupit, me një hapësirë prej mbi 22.000 metrash katrorë, në Tetovë me 3.000 metra katrorë, në Strugë me 1.500 metra katrorë, në Durrës (Shqipëri) me 3.000 metra katrorë, në Ferizaj (Kosovë) me 15.000 metra katrorë dhe në Podgoricë (Mal të Zi) me 5.000 metra katrorë. Kompania simotër “Dauti-Transport Shped”, e shtrirë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ka një flotë prej 60 kamionësh dhe 11 zyra të shërbimeve të shpedicionit.

Të fundit