E premte, 17 Maj, 2024

TAKIMI KURTI-VUÇIQ, NË FOKUS DEKLARATA PËR TË PAGJETURIT DHE ASOCIACIONI

Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Shkruan: Enis Shaqiri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Si pikë e parë e rendit të ditës pritet të jetë çështja e personave të zhdukur nga koha e luftës dhe më pas ajo e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Nga zyra e BE-së gjithashtu kanë përsëritur se palët “duhet të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që keqësojnë situatën dhe atmosferën për përparimin e dialogut”.

Kurti: Puna e Ekipit Menaxhues dhe përmbajtja e statutit nuk janë “edhe aq të njohura”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga përfaqësues të komunitetit serb, dhe përmbajtja e statutit nuk janë siç thotë ai, “edhe aq të njohura”.

Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo punë është e Ekipit Menaxhues.

Ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe që gjithçka të jetë në funksion dhe në përputhje me qëllimet tona dhe parimet tona”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu ka shtuar se “ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo Ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me këtë ekip menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër”, ka thënë Kurti.

Vuçiq: Nuk ka shpresa që Kosova ta pranojë statutin për formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Ekipi Menaxhues më 2 maj, do të prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se “nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë”.

Çfarë dihet dhe kush është Ekipi Menaxhues për formimin e  statutit të Asociacionit?

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është nënshkruar 10 vjet më pare në Bruksel. Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dy vite më vonë kanë rënë dakord për parimet e formimit të tij, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës ka emëruar Ekipin Menaxhues në vitin 2016.

Në atë kohë, në krye të kësaj ministrie ishte Lubomir Mariq nga radhët e Listës Serbe, i cili sot është deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe. Mariq, i cili ishte koordinator i Ekipit Menaxhues, atë botë, caktoi katër persona për të shkruar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Dejan Radojkoviq, Svetisllav Durlleviq. Igor Kallamar, dhe Vinko Radosavleviq.

Mirëpo ende nuk dihet nëse ky Ekip Menaxhues ka hartuar statut të ri të Asociacionit.

Derek Chollet: Zbatim i menjëhershëm i Asociacionit

Në lidhje me takimin e 2 majit, të hënën mbrëma këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet shkroi në Twitter se pati “një bisedë shumë të mirë me kryeministrin Kurti për takimin e 2 majit mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.

Chollet gjithashtu njoftoi se ka biseduar edhe me presidentin serb, Vuçiq, në lidhje me takimin e 2 majit. Ngjashëm tha se kanë folur për “nevojën urgjente” për të formuar Asociacionin.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se me Cholletin kanë diskutuar agjendën e takimit të së martës, që do të zhvillohet në Bruksel.

Patëm një telefonatë të mirë me Derek Chollet sot, ku diskutuam agjendën për takimin e nesërm. Theksova rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së”, shkoi Kurti në Twitter.

Kujtojmë se për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre,

Të fundit