E mërkurë, 15 Maj, 2024

KDP PJESË E MEDIAVE PROFESIONALE EVROPIANE

Portali KDP.MK (Klubi i Debatit Politik) është përzgjedhur në mesin e organizatave profesionale mediatike nga më shumë se 40 vende, kryesisht të Evropës. Kështu tash është pjesë e bazës së të dhënave për portalet profesionale në nivel evropian.

Kjo drejtori mediatike e kërkueshme përfshin profile të organizatave të mediave sipas shtetit, zonës së mbulimit dhe më kategorive tjera.

“Profilet e medias të përfshira këtu u prodhuan nga një ekip prej më shumë se 30 studiuesish nga vendet evropiane, të cilët vlerësuan çdo organizatë sipas kritereve të projektit dhe intervistuan drejtuesit e medias për të mbledhur informacionin përkatës”, thonë nga Project Oasis, i cili më herët ka krijuar edhe drejtorinë e mediave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Pjesë e projektit ka qenë edhe SembraMedia, e cila ka përpiluar bazën e të dhënave për mediat në gjuhën spanjolle në Amerikën Latine, Spanjë dhe SHBA.

Kriteret themelore për përfshirjen e mediave në këtë listë kanë qenë pavarësia editoriale, përmbajtja origjinale, formati digjital, përmbajtje që i shërben interesit publik, profil apartiak…

Link: https://directory.projectoasiseurope.com/?page=1&search=KDP%20&search_operator=and

Të fundit