E shtunë, 18 Maj, 2024

PATRIOTIZMI I RI MAQEDONAS

Një gjë është e sigurt, në rast të suksesit të konferencës së paqes, “modeli maqedonas”, me autonomi për serbët, nuk do të ishte tërheqës për nacionalistët maqedonas dhe nuk do të përmendej sot në kontekstin e ndryshimeve kushtetuese. Modeli altual kroat, që është rezultat i luftës, është tërheqës sepse është më afër ëndrrës së të gjithë nacionalistëve në botë: një shtet i pastër etnikisht. Ose, të paktën, më afër një sistemi politik në të cilin dihet se kush është “shefi në shtëpi”.

Shkruan: Denko Maleski

Kushtetuta e Kroacisë është ashtu siç është për shkak të demografisë së ndryshuar të shkaktuar nga lufta me Serbinë. Nëse mosmarrëveshjet do të zgjidheshin në Konferencën për Jugosllavinë, e jo në fushën e betejës, kushtetuta do të ishte ndryshe, do të ngjante me tonën. Kur dështoi zgjidhja evropiane e problemit ballkanik, me autonomi dhe të drejta njerëzore për komunitetin serb në Kroaci, çështja u zgjidh në rrugën ballkanike, me spastrim etnik.

Në regjistrimin e vitit 1991, 581.663 serbë jetonin në Kroaci dhe përbënin 12.2% e popullsisë së përgjithshme të vendit. Në regjistrimin e vitit 2021, kishte vetëm 123,892 serbë etnikë, ose 3.2%. Kaq mbetën pas ofensivës ushtarake të ushtrive kroate, të quajtur Oluja.

Populli, kroatët dhe serbët, pagoi një taksë gjaku së bashku me mbi njëqind mijë të vrarë dhe disa milionë të shpërngulur në luftërat etnike në Jugosllavi.

Dhe mund të ishte ndryshe. Në vitin 1992, në mbledhjen e fundit të Konferencës për Jugosllavinë e kryesuar nga Lord Carrington, u paraqit një plan paqeje që parashikonte përfundimin e luftës duke krijuar një aleancë të shteteve sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht. Për Kroacinë ishte parashikuar një autonomi e rëndësishme për serbët në kuadër të shtetit kroat. Një model i tillë do të ishte më i ngjashëm me atë maqedonas sot, me etninë shqiptare. Plani, i cili u nënshkrua nga të gjithë presidentët e republikave, përfshirë presidentin e Kroacisë Tuxhman, dështoi për shkak të vetos së Millosheviqit. Lufta vazhdoi fushatën e saj të tmerrshme. Realitetet e reja të krijuara nga vuajtjet e kroatëve dhe serbëve përcaktuan organizimin e ardhshëm shtetëror të Kroacisë.

Një gjë është e sigurt, në rast të suksesit të konferencës së paqes, “modeli maqedonas”, me autonomi për serbët, nuk do të ishte tërheqës për nacionalistët maqedonas dhe nuk do të përmendej sot në kontekstin e ndryshimeve kushtetuese. Modeli altual kroat, që është rezultat i luftës, është tërheqës sepse është më afër ëndrrës së të gjithë nacionalistëve në botë: një shtet i pastër etnikisht. Ose, të paktën, më afër një sistemi politik në të cilin dihet se kush është “shefi në shtëpi”.

Ku jemi tani? Para nesh është një proces i vështirë për të mësuar se ka një përkufizim të ndryshëm të patriotizmit sesa nacionalizmit. Këto rreshta i kam shkruar në një ese politike të botuar në vitin 2001. “Uniteti maqedonas është plural dhe mund të ruhet vetëm si një ekuilibër i përhershëm ndërmjet grupeve etnike, feve, interesave, rajoneve. Uniteti maqedonas nuk mund të jetë kurrë absolut, i ngurtë, i thjeshtë dhe duhet të jetë gjithmonë një balancë e një morie interesash për të cilat ne përpiqemi me moderim dhe tolerancë”. Në fakt, ky është një citim nga një tekst i Walter Lippmann, një mendimtar dhe gazetar liberal amerikan, për shoqërinë amerikane të shkruar në 1935. Fjalën “amerikan” e zëvendësova me “maqedonas” dhe shtova fjalët “grupet etnike”. Por mesazhi i Lippmann mbetet i pandryshuar: “nëse duam të sigurojmë një jetë të mirë për pasardhësit tanë, ne duhet të bashkohemi rreth një nacionalizmi të ri”. Mesazhi ka një domethënie të veçantë për ne sot, e kam shkruar në kohën e konfliktit ndëretnik të vitit 2001. Patriotizmi ynë i ri, një nacionalizëm i ri nëse doni, na detyron ta pranojmë dhe ta duam Maqedoninë ashtu siç është, shumetnike dhe jo siç ëndërrojnë liderët nacionalistë. Ne nuk kemi nevojë për modelin kroat sepse do të na kishin marrë “ollujat” dhe ende mund të na largojnë.

Ja çfarë na duhet. Verën e kaluar, miku im nga Ohri, Agron Biba, më tregoi për rëndësinë emocionale të përdorimit të gjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni. Me një gjuhë maqedonase të përsosur ai më tha se një ditë, duke u treguar fëmijëve të tij tabelën me një mbishkrim në gjuhën shqipe që thotë “Qeveria të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, e kuptoi se ai tani ndjen se kjo është edhe qeveria e tij, dhe se vendi është edhe vend i tij. Atë ditë vere, në “Vreshtat e Liqenit” afër Strugës, edhe unë u ndjeva krenar për kombin dhe vendin tim maqedonas.

Për Maqedoninë tonë evropiane.

Të fundit