E shtunë, 4 Maj, 2024

SALIHI PËR KDP: VENDET E BALLKANIT TË KENË KUJDES ME “ZGJIDHJET E MËDHA”, RUSIA MUND TË NXISË KONFLIKTE NË RAJON

Shkruan: Enis Shaqiri

Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Salihi, në një prononcim për KDP.MK thekson se masat e ndërmarra nga SHBA dhe BE për sanksione kundër Rusisë nuk kanë arritur ta detyrojnë Vlladimir Putinin t’i jep fund këtij agresioni. Ai thotë se lufta mund të shënoj përmasa tjera botërore në qoftë se do të aktivizohet SHBA dhe shtetet aleate të NATO-s, duke shtuar këtu se edhe mundet të jepet një parashikim i saktë se kur mund të përfundoj kjo luftë.

Enver Salihi

Përvjetori i përgjakur në Ukrainë shënon një katastrofë humanitare dhe konflikt i sigurisë së lartë që vazhdon ta rëndoj rendin botëror. Është mjaft tragjike që nuk mundet të ndalet kjo luftë e cila mundet të shënoj edhe përmasa botërore në rast se aktivizohet SHBA dhe shtetet aleate të NATO-s si dhe nuk mundet të jepet një parashikim i saktë se kur do të shihej drita në fund të tunelit. Gjitha masat e ndërmarra nga SHBA dhe BE për sanksione nuk e kanë ndalur Putinin t’i jep fund këtij konfliki duke shënuar kështu një planifikim jo të duhur se me sanksione do të dobësohej agresori i cili ende e vazhdon këtë luftë të padrejtë. Këtu bëhet fjalë për luftë të padrejtë dhe agresion që nuk e përkrah populli rus por rregullimi shtetëror rus ia lejon një personi që gjithçka të vendos vetë,” thotë Salihi.

Sipas tij, shtetet ballkanike duhen pasur kujdes që të mos sforcojnë zgjidhjet e mëdha në kohë të brishta por të respektohen mes vete si shtete, ndërsa sfidat e vështira t’i lënë për kohëra më të mira.

Pasi që nuk shohim trazira përbrenda Rusisë që të sjellin një rregullim demokratik në vend dhe t}i jepet fund kësaj autokracie e vetmja shpresë për tani duket të mbetet Turqia dhe Presidenti Erdogan që të jap maksimumin për të ndalur këtë konflikt, duke pasur parasysh lidhjet e tij me Putinin në bashkëpunimin që ka në sfera të ndryshme ndërshtetërore në interes të përbashkët. Ky konflikt mundet të ketë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor por pasiqë ky rajon është i përcaktuar për BE nuk e besoj një përshkallëzim të tillë, duke pasur parasysh se edhe Serbia është në rrugën drejtë integrimeve, por gjithmonë duhet të kemi kujdes si shtete ballkanike mos të sforcojmë zgjidhje të mëdha në këtë kohë të brishtë por të respektohemi mes vete si shtete dhe sfidat e vështitra ti lëmë për kohëra më të mira,” ka shtuar Salihi.

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka të bëjë me një sërë faktorësh historikë, politikë dhe kulturorë, të cilët kanë ndikuar thellësisht në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve. Në shekullin e 18-të dhe 19-të, Ukraina ishte e pjesë E Perandorisë Ruse dhe kishte një lidhje të ngushtë kulturore dhe historike me Rusinë. Megjithatë, gjatë shekullit të 20-të, nën sundimin sovjetik, Ukraina u bë një republikë e pavarur në kuadër të Bashkimit Sovjetik. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina u bë një shtet i pavarur dhe u nda nga Rusia. Megjithatë, lidhjet e forta ekonomike, kulturore dhe gjuhësore vazhduan të ekzistojnë midis dy vendeve. Ndërkaq konflikti ka origjinë në mosmarrëveshjet midis dy vendeve rreth disa çështjeve kryesore, siç janë integriteti territorial i Ukrainës, roli i Rusisë në rajonin e Evropës Lindore, dhe interesat gjeopolitike të dy vendeve në rajon.

Në vitin 2014, gjatë një periudhe të lëvizjeve pro-demokratike në Ukrainë, presidenti pro-rus Viktor Yanukovych dha dorëheqjen pas presioneve të popullit dhe ndërhyrjes së Rusisë në politikën ukrainase. Protestat popullore në Ukrainë çuan në rrëzimin e presidentit Viktor Yanukovych, i cili ishte mbështetës i Rusisë. Pas kësaj, trupat ruse aneksuan Krimenë, një rajon i cili ishte pjesë e Ukrainës, dhe mbështetën grupet separatiste në rajonin e Donbasit në Lindjen e Ukrainës, duke i furnizuar ata me armë dhe ushtri. Pushtimi nga Rusia i një pjesë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, la mijëra civilë dhe ushtarë të vrarë, miliona njerëz të zhvendosur, si dhe  shumë fshatra dhe qytete të rrafshuara me tokë. Konflikti vazhdon deri më sot, me ndërhyrjen e vendeve të tjera dhe ndërmjetësimit për zgjidhjen e tij. Konflikti vazhdon të jetë një sfidë e rëndë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Të fundit