E enjte, 2 Maj, 2024

UNICEF: MBI SHTATË MILIONË FËMIJË TË RREZIKUAR NGA TËRMETET NË TURQI E SIRI

Më shumë se shtatë milionë fëmijë janë rrezikuar nga tërmetet shkatërrimtare që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Kështu ka bërë të ditur  Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) duke shprehur frikën se midis viktimave ka edhe disa mijra fëmijë: “Në Turqi, numri i përgjithshëm i fëmijëve që jetonjnë në dhjetë provincat e goditura nga dy tërmetet ishte 4.6 milionë fëmijë.  Në Siri janë goditur 2.5 milionë fëmijë”, – transmeton kdp.mk  deklaratën e një zëdhënësi të UNICEF-it bërë në selinë e organizatës në Gjenevë. UNICEF paralajmëron se miliona fëmijë janë kanë nevojë për mbështetje urgjente humanitare.

“Fëmijët dhe familjet e Turqisë dhe Sirisë po përballen me vështirësi të paimagjinueshme si pasojë e këtyre tërmeteve shkatërruese,” – tha  të hënën Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell. “Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që të gjithë ata që i mbijetuan kësaj katastrofe të marrin mbështetje Jo vetëm tani, por në terma afatgjatë,”- shtoi zyrtarja.

Numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur gjatë tërmeteve dhe pasojat e tyre nuk është konfirmuar ende, por ka të ngjarë të jetë në mijëra. Numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave tani ka kaluar shifrën prej 35.000 vetash.

Pasojat, vlerëson kjo agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, janë
katastrofike: Qindra mijëra në kushte të dëshpëruara. Shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre dhe tani po jetojnë në strehimore të përkohshme, shpesh në kushte acari e dëbore dhe shiu që ua shtojnë vuajtjet. Tërmetet kanë shkaktuar gjithashtu dëme të shumta në shkolla dhe infrastrukturë të tjera thelbësore, duke rrezikuar më tej mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.

UNICEF has been working around the clock to provide life-saving assistance to those affected by the earthquakes. UNICEF teams on the ground have been working with partners to distribute essential supplies such as critical health supplies, blankets, clothing, and safe drinking water and sanitation supplies, as well as continuing to provide safe spaces for children to play and recover from the traumatic events they have witnessed.

UNICEF-i ka punuar gjatë gjithë kohës për të ofruar ndihmë për të shpëtuar jetën për të prekurit nga tërmetet. Ekipet e UNICEF-it në terren kanë punuar me partnerët për të shpërndarë furnizime thelbësore si furnizime shëndetësore kritike, batanije, veshje dhe ujë të pijshëm të sigurt dhe furnizime sanitare, si dhe vazhdojnë të sigurojnë mjedise të sigurta për fëmijët me qëllim të përballimit sa më lehtë të pasojave  e traumave të shkaktuara për shkak se kanë qenë dëshmitarë të tërmeteve shkatërrimtare.

Si në Turqi, ashtu edhe në Siri, mbrojtja e fëmijëve është prioritet i lartë për UNICEF-in, duke përfshirë identifikimin dhe ribashkimin e fëmijëve të ndarë. UNICEF po punon edhe  për të mundësuar që fëmijët t’i kthehen mësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Në pjesët e prekura të Sirisë, mësimi është ndërprerë të paktën deri më 18 shkurt, ndërsa në Turqi deri më një mars.

Të fundit