E diel, 19 Maj, 2024

SEFER SELIMI: JA ÇKA HUMB DHE ÇKA FITON ASH ME HYRJEN NË QEVERI

Shkruan: Gentuar Ismaili 

Analisti politik dhe drejtues i organizatës Demokracy Lab, Sefer Selimi, thotë se zhvillimet për pjesëmarrjen e ASH-së nuk janë risi. Në një deklaratë për KDP, ai thekson ASH po e humb ekskluzivitetin e të qenurit në opozitë, por fiton mundësinë që të dëshmojë se di të qeverisë dhe di të delegojë kuadro të mirëfilltë në pozita shtetërore.

Zërat për pjesëmarrjen e ASH-së në Qeveri nuk janë risi, tash më veç konfirmohet një rrjedhë logjike e zhvillimeve politike në vend, ku shumica e cila edhe përskaj pretendimeve publike, nuk është stabile, kryesisht për shkak të dinamikave të brendshme partiakenë BDI, por edhe tek partitë tjera të shumicës. ASH do ta humb eksluzivitetin e të qenurit opozita më e madhe dhe serioze e BDI-së dhe Qeverisë te shqiptaret, por nëse do të dijnë si të shfrytësojnë këtë mundësi me kuadro profesionale dhe që japin një alternativë të vërtetë qeverisëse, mund të ndikoj pozitivisht tek votuesit”, u shpreh analisti Selimi.

Ndërkohë, Kuvendi Qendror e autorizoi Kryesinë Qendrore që të negociojë për hyrjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Kështu, gjatë ditës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari njoftoi se Kryesia Qendrore do të formoj një komision prej pesë antarësh i cili do të vlerësoj se a duhet apo jo të hyjë në Qeveri ASH-ja.

Kuvendi Qendror e autorizoi Kryesinë Qendrore që më tutje t’i vazhdoj negociatat për kyçjen evetuale të Aleacës për Shqipëtarët ose evetualisht ndërprejen e negociatave në Qeveri. Do e shohim, do e diskutojnë bashkë me partinë të formojmë komision i cili, do të jetë i autorizuar dhe do të bisedoj për çështjet konkrete, a ja vlenë a s’ja vlenë për të hyrë në Qeveri”, u shpreh kryetari Taravari.

Ndryshe, Kuvendi Qendror i ASH-së të shtunën zgjodhi edhe organet tjera partiake dhe tre nënkrytarë të partisë. Si nënkrytare e parë u zgjodh këshillëtarja dhe ish-nënkryetarja e qytetit të Shkupit, Bujare Abazi, si nënkrytare e dytë, u zgjodh deputetja e Kuvendit të RMV-së Ilire Dauti, si dhe si nënkrytar i tretë, deputeti Elmi Aziri.

Ndërkaq, si sekretar gjeneral u zgjodh Krenar Lloga, sekretar organizativ u zgjodh kryetari aktual i komunës së Vrapçishtës Isen Shabani, si dhe si kryetar i Kuvendit Qendror u zgjodhi ish-kryetari i partisë, Zijadin Sela.

 

Të fundit