E shtunë, 27 Prill, 2024

MATOSHI: MARRËVESHJA DO NËNSHKRUHET DERI NË MARS, DO TË JETË “MERRE OSE LEJE”

Kosova dhe Serbia do të detyrohen t’i zbatojnë të gjitha Marrëveshjet e dakorduara në Bruksel, porse do të ndëshkohet kushdo që provokon konflikt.

Këtë e ka deklaruar publicisti Halil Matoshi në një intervistë për portalin Nacionale, përcjell KDP. 

Halil Matoshi është një prej gazetarëve më me përvojë por edhe më të zëshëm në Kosovë. Ai është përgjigjur në disa pyetje për ngjarjet e fundit aktuale politke në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Pozitën më të fortë negociuese do ta kishte Kosova sikur t’i ruante mekanizmat e saj në veri. Politikat e nxituara dhe të pakoordinuara me ShBA-në të Kurtit e “nxorrën” Kosovën nga veriu i vendit dhe tash, Kurti po përpiqet të blejë kohë nga Perëndimi sepse nuk është gati ta akceptojë kompromisin në politikbërje”, ka thënë Matoshi.

Kurti, – thekson Matoshi – “megjithatë do ta pranojë Marrëveshjën nëse Asociacioni përfshihet brenda saj dhe nëse Kosovës i hapen dyert e institucioneve Ndërkombëtare, si KiE dhe NATO, si dhe statusi i vendit kandidat për BE.”

Vetëm projekti Ahtisaarian është leva në të cilën mund të mbahet shteti kosovar. Iluzionet duhet të hiqen. Ndarja e Kosovës e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponuar zgjidhje jokushtetuese, duke krijuar një situatë tragjike për entitetin juridik – politik, shtetin e Kosovës, ngase pa veriun pushon arsyeja e ekzistimit të shtetit kosovar, duke u kthyer tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, ka nënvizuar Matoshi.

Duke e parafrazuar Ulf Brunnbauer-in, profesorin e politologjisë dhe teorikun e nacionalizmit, Matoshi ka thënë se “Kosova kurrë nuk ka qenë më e mbrojtun nga Perëndimi se sa tani!”

Arsyeja: kursi prorus i Serbisë! Marrëveshja do të jetë “merre ose leje” simas modelit të Rambouillet-së dhe besohet të nënshkruhet deri në mars 2023. Kosova nuk humbë asgjë, pos që blen kohë për aleatët e saj – në rrethanat e reja gjeopolitike – për ta tërheqë Serbinë nga orbita ruse, e duke hapur mundësi për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar. Pranimi i planit franko-gjerman (që e mbështet ShBA) e relativizon rolin e ‘Srpska Lista-s’ dhe vendosë demokracinë edhe tek sebët kosovarë e posaçërisht në veri. Mendoj se Serbia do të pranojë në negociata çdo gjë që nuk e përfshinë njohjen e Kosovës de jure në qendër, por si këmbim detyrohet t’i vendosë sanksione Rusisë.”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është detyrim ndërkombëtar i Kosovës. “Ai ka shkuar në Kuvend si Marrëveshje Ndërkombëtare, si e tillë është ratifikuar më 83 vota për, plus vota e dyfishtë (serbët); Asociacioni si zgjidhje kushtetuese do të bëhet sipas Marrëveshjës së vitit 2013 dhe pikës 2 të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. – Asociacioni është mekanizmi i vetëm kushtetues i Kosovës për integrimin e serbëve të Veriut e për ta ruajtur integritetin territorial të shtetit. Nëse Kurti arrin ta këmbejë me njohje nga Serbia, do të ishte sukses i madh. Por duket se njohje de iure nuk do të këtë në këtë fazë!”, ka thënë Matoshi.

Intervistën e plotë e lexoni KËTU!

Të fundit